“Përhitje dhe Fisnikëri” nga Nevzat Bejtuli – Kica

vull

Nevzat Bejtuli – Kica ka lindur në vitin 1962 në fshatin Gjurgjevisht të Gostivarit. Aty e ka filluar shkollën fillore, të cilën, bashkë me shkollën e mesme, e ka kryer në Visoko të Bosnjë e Hercegovinës. Akademinë e Arteve të Bukura e ka kryer në Shkup, në vitin 1993, kurse studimet pasuniversitare në Prishtinë, në klasën e Rexhep Ferrit, më 2002.

Disa vite ai ka punuar si mësimdhënës i artit figurativ në Gjimnazin e Tetovës, kurse nga themelimi i Universitetit të Tetovës është angazhuar si pedagog. Në Fakultetin e Arteve e ligjëron lëndën Nudo, Kërkimi dhe studimi i trupit të njeriut në art figurativ. Ka thirrjen më të lartë akademike – profesor ordinar.

Për qëllime studimore ka qëndruar në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Mobius Club, tetor, 2000) dhe në Paris të Francës (Cite Internationale des Arts, prill – maj 2004). Ka marrë pjesë në shumë seminare e koloni artistike në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë saj. Ka hapur ekspozita personale jashtë vendit, në SHBA, Paris, Itali, Austri, Bosnjë etj. Disa nga ekspozitat personale janë: “La mirage”, Gostivar (1994), Qendra Kulturore në Shkup (2000), Qendra Kulturore në Tetovë (bashkë me Ambasadën Franceze, 2000), Boston (2000), Muzeu i Qytetit të Shkupit (2003), Cite international des Arts, në Paris (2005), Galeria “Vangel Koxhoman” në Strugë (2005), Java kulturore e Maqedonisë në Bari të Italisë (2007), Qendra Kulturore në Shkup (2008), MC Gallery, New York (2009), Komuna e Gablitz-it në Austri (2010), Qendra Kulturore në Tetovë (2020) etj.

Për arritjet krijuese është përfshirë në librin e piktorëve më të mirë, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (2014). Për krijimtarinë artistike të tij kanë shkruar shumë autorë. Kica është vlerësuar me çmimet: “Petar Mazev”, që ndahet nga Asociacioni i Arteve Pamore të Maqedonisë (2006); Blerja e akuarelit nga komuna e Karposhit, në Shkup (2011); çmimi i dytë për modelin e statujës së Nexhat Agollit (2011), realizimi i bustit Max van der Stoel (bashkautorë me Rexhep Memetin, 2011); Artisti i vitit nga Osteni, ekspozita e 42 e Vizatimit në Shkup(2013); “Milingona e Artë” për arritje të vitit (2015); Osten Gold (2015); vendi i dytë në konkursin për mozaikun e sheshit të Shkupit, për herë të dytë (2015), Çmimi Osten për Legacy, Shkup (2018). Kica gjykon se për një artist çmimet nuk janë vetëm satisfaksion, por edhe përgjegjësi ndaj personaliteteve që e kanë vlerësuar krijimtarinë e tij. Çmimet janë shtim përgjegjësie ndaj punës krijuese.

Piktori Nevzat Bejtuli joshet nga mitet, si krijime mbresëlënëse që janë sajuar nëpërmjet imagjinatës mahnitëse, që na orientojnë drejt përmasave për të cilët njeriu përgjithmonë ka pasur kureshtje për t’i njohur.Ai i ripërmason mitet ose legjendat e ndryshme, duke i vënë në funksion të krijimtarisë dl tij artistike, por assesi të ndonjë propagande – një dukuri shumë e shprehur në hapësirën ballkanike.

Obsesion artistik i Kicës në dy dhjetëvjeçarë e fundit është paraqitja e dyshes njeriu dhe kali. Kulti i kalit është i shprehur që në kohën përrallore të njerëzimit. Vetëdija mitike ka krijuar figura që paraqesin pleksje të njeriut dhe kalit. I tillë është Centauri, kjo krijesë mitologjike gjysmë njeri dhe gjysmë kalë.

Ekspozita e titulluar “Përhitje dhe Fisnikëri” do të vendoset në Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë Veriore, objekti Mala Stanica nga 15  deri 22 dhjetor. Publiku do të mund ta vizitojë atë çdo ditë, përveç të hënës, nga ora 10 deri në ora 18. Do të prezantohen fotografi, vizatime, harta grafike dhe një projekt video.

Protokollet e mbrojtjes së shëndetit publik mbeten të rëndësishme.

Next Post

Njihuni me reperin më të ri të skenës shqiptare, Mali Star vjen me videoprojektin e parë (Video)

Quhet Amar Ziberi ndërsa ndryshe njihet si Mali Star, është vetëm 10 vjeç nga Shkupi, është nxënës i shkollës fillore ‘Drita’ . Pasioni i tij është muzika dhe kryesisht rap-i kurse inspirimin e merr nga reperët amerikan. Në vitin 2015 ai ka nisur të dëgjojë 6ix9ine, Eminem, Xxxtencation ndërsa nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: