Premiera e operës “Skënderbeu” në Operën dhe Baletin Nacional

vull

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë mori pjesë në premierën e оpera e parë në gjuhën shqipe “Skënderbeu” nga kompozitori Fatos Lumani në Operën dhe Baletin Nacional.

Libreti i operës “Skënderbeu” bazohet në autorëte huaj dhe shqiptarë, të cilët në veprat e tyre si protagonist e kanë personazhin e Skënderbeut, i cili në këtë operë portretizohet si një luftëtar suprem, atdhetar, por edhe si një njeri i zotëruar me ndjenja njerëzore dhe të dashurisë. Si solistë interpretuan Armaldo Kllogjeri, Zana Abazi Ramadani, Armando Likaj, Vasko Zdravkov, Nina Muho, Nikolla Stojçeski, Liridon Sadriu, Marija Naumovska, Mustafa Imeri, Besarta Murtezani, Ismet Veseli, Sihana Badivuku dhe Drita Kaba Karaga. Në operën “Skënderbeu” performoi edhe kori, orkestra dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional.

Dirigjent është Olsi Qinamia, regjia është e Qendrim Rijani. Koreografia është e Artan Ibershimi, ndërsa kostumet janë të Marija Pupuçevska.

Shfaqja e operës “Skënderbeu” në skenën e Operës dhe Baletit Nacional u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Next Post

Dy poezi imazhiste nga cikli “IMAZH”

Dy poezi imazhiste nga cikli “IMAZH” Nga Reis Mirdita Rrudhat Kërrusur nën diellin e shëndetshëm; vet, pa shëndet, rraskapitur e me orbita pa gjallëri, në ballin e rrahur plotë meandre. Topografì mbi faqet e përvuajtura nga mosha dhe skamja, nga lindja e sot. Rreth tij, rrotulloheshin hijet meskine të meskinëve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: