REKTORI ZEQIRI MORRI PJESË NË HAPJEN E EKSPOZITËS NË NDER TË PIKTORIT OMER KALESHI

vull
Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. Dr. Izet Zeqiri morri pjesë në Ekspozitën me veprat e piktorit të madh Omer Kaleshi, të organizuar në bashkëpunim me Galerinë Nacionale e Maqedonisë së Veriut.
Kjo iniciativë po realizohet në bashkëpunim me familjarët e Maestro Omer Kaleshit dhe ka për qëllim përkujtimin e veprimtarisë së tij jetësore, veprat e artit që e ngritën atë në majat e artit elitar botëror.
Rektori Zeqiri para të pranishmëve tha se Omer Kaleshi ishte një nga artistët e rrallë shqiptar, që me pikturën e tij të veçantë u bë i njohur në shumë vende të botës dhe u nderua nga mjedisi i elitës françeze të arteve pamore dhe shumë qendrave të tjera. ‘Ai u nderua edhe nga institucione e shumta në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, Omer Kaleshi ishte dhe mbetet një emër i denjë në akademizmin, artin dhe kulturën shqiptare, e si të tillë do ta nderojnë çdo herë dhe do të jetë i paharuar” tha rektori Zeqiri.
Në ekpozitën homazh, e cila u hap ekskluzivisht për dashamirët e artit pamor në galerinë Çifte hamam, po ekspozohen 30 vepra të tij në vaj në pëlhurë, që janë pjesë e Galerisë ‘Omer Kaleshi’, piktura të dhuruara për Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të muajit.

Next Post

Anton Ilievski pjesë e skuadrës së Kukësit

Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi maqedonas Antonio Ilieski është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 25-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Ilieski vjen te Kukësi nga kampionati maqedonas ku së fundmi u aktivizua […]

Subscribe US Now