Shkrimtari Besnik Mustafaj fton miqtë e tij ta lexojnë “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit

vull

Shkrimtari i njohur shqiptar Besnik Mustafaj, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, e cilëson romanin “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit si ngjarje e shënuar për letërsinë shqipe bashkëkohore dhe fton të gjithë miqtë e tij ta lexojnë këtë vepër, të cilën e cilëson “një ndërmarrje shumë e guximshme dhe pohon se është i lumtur që Bardhyl Mahmuti ia ka arritur të na japë një shembull të lavdërueshëm se gjuha shqipe është e aftë ta shprehë një mizori te skajshme pa rënë në patetizëm”.

Në këtë kontekst vlen të përmendet se në postimin e Besnik Mustafajt ka komentuar edhe Virion Graçi, shkrimtar i mirënjohur shqiptar i përkthyer në disa gjuhë botërore.

Ai shkruan:

“Tani po e rilexoj. Jam te faqja 356. Një rrëfim që sintetizon fotografinë historike me elementet e trillit romanor. Fatmirësisht, mbizotëron faktografia, historia e letrarizuar”.

Të gjithë të interesuarit për romanin “Eskadronët e vdekjes” mund t’i drejtohen Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, që ka marrë përsipër botimin e kësaj vepre letrare.

Next Post

Dizeli edhe gjatë kësaj jave do të shitet me çmim të njëjtë

Dizeli edhe gjatë kësaj jave do të shitet me çmim të njëjtë, njofton SHENJA. Kështu vendosi në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator për Energjetikë. Ndërsa, çmimi i benzinës do të rritet për gjysmë denari, derisa çmimet më pakicë të Euro-Super BS-95 do të jetë 72 denarë për litër, Euro-Super BS-98 […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: