Shoqata “Tradita” shpall konkurs për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko” për vitin 2020

vull

Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”  dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.

Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.

Të drejtë konkurrimi kanë:

Ø  Institucionet e arsimit të lartë;

Ø  Institucionet shkencore;

Ø  Shoqatat shkencore dhe profesionale;

Ø  Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individualë.

Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:

Ø  Të dhëna personale për autorin,

Ø  Të dhëna bibliografike dhe

Ø  Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.

Propozimet  duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat  duhet të dorëzohen deri më 5. 6. 2020, në adresën:  Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”- Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Ivo Llolla Ribar”, Nr. 211/10, Fahu postal, Nr. 50. 

Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh. Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: tradita2012@gmail.

   Me respekt,

     Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”               

Next Post

BDI dorëzoi në Qeveri propozim masat për rimëkëmbje të ekonomisë

Sot në selinë e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë u mbajt mbledhja e radhës e Sekretariatit për Ekonomi dhe Financa në të cilën u debatua dhe u hartua një set masash sociale dhe ekonomike në interes të rimëkëmbjes së gjendjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve dhe sektorit privat […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: