Shpallet konkursi për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko” për vitin 2021

vull

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

shpall

 

K O N K U R S

 

për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko” për vitin 2021

 

Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Çmimi u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni dhe bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.

Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, për kontribut të theksuar si dhe për arritje me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, të shkencës dhe të kulturës shqiptare.

Të drejtë konkurrimi kanë:

  • Institucionet e arsimit të lartë;
  • Institucionet shkencore;
  • Shoqatat shkencore dhe profesionale;
  • Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiuesit individualë.

 

Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:

  • Të dhëna personale për autorin;
  • Të dhëna bibliografike; dhe
  • Arsyetimin e propozimit për marrjen e çmimit.

 

Propozimet  duhet të dërgohen deri më 5. 6. 2021, në 5 kopje, në adresën:  Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita” – Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”, Rr. ,,Ivo Llolla Ribar”, Nr. 211/10, 1200 Tetovë, Fahu postar, Nr. 50.

Propozimet e pakompletuara si dhe ato që nuk do të dërgohen brenda afatit të sipërthënë, nuk do të merren parasysh. Për më shumë informata na kontaktoni nëpërmjet adresës elektronike: tradita2012@gmail.com.

Me respekt,

Tetovë, më 6 maj 2021                                                                                                                             

 Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”

        

Next Post

As armiku më i madh nuk po u bënë dëm Hashim Thaçit e Kadri Veselit më shumë sesa PDK

PDK i do në burg! As armiku më i madh nuk po u bënë dëm Hashim Thaçit e Kadri Veselit më shumë sesa PDK, dhe kjo nuk bëhet pa qëllim nga ‘qytetaria’ e Re që partisë! Çfarë mesazhi po japin këtyre ditëve PDK-ja? Po tregojnë, si ai budallai që të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: