Stefoska: Stinët e verës në Ohër fillojnë dhe mbarojnë me “Verën e Ohrit”,gjithçka para saj,dhe pas saj është vetëm stinë e verës

vull

-Gjashtëdhjetë e një vit nga akordi i parë në “Shën Sofinë” e madhërishme,deri në gjashtëdhjetë e një vjetorin në mbrëmjen e sotme në Teatrin Antik madhështor –e kaluar e vlefshme për dhuratë të thellë. “Vera e Ohrit” prej më herët është një ngjarje prestigjioze. “Vera e Ohrit” e tejkaloi rolin e festivalit. “Vera e Ohrit” u shëndrua në brend maqedonas,i cili me durim e hapi rrugën deri tek njohja botërore – theksoi ministrja e kulturës Irena Stefoska,gjatë fjalimit të saj në hapjen e manifestimit më të madh muzikoro skenik në vendin tonë,Festivalin “Vera e Ohrit”.

Stefoska porositi: “As Ohri pa “Verën e Ohrit”,as “Vera e Ohrit” pa Ohrin”.Magjia është e përbashkët,siç është magjik i tërë rajoni.Rajoni është magjik nga natyra dhe trashëgim i historisë.Tapia është në duart tona,vetëm në ruajtjen e saj dhe prandaj duhet ta ruajmë-jo për shkak të UNESKO-s,por për shkak të amanetit të lënë,i cili është detyrim dhe nder i jonë”.

Edicioni i këtij viti i Festivalit “Vera e Ohrit”, në të cilin morën pjesë ministrja e kulturës së Shqipërisë,Elva Margariti,dhe zëvendësja e saj,Meri Kumbe,përfaqësues të trupit diplomatikë dhe figura të tjera të shquara nga jeta publike dhe politike në vend – ishte në shenjë të Çajkovskit.Në skenën e Teatrit Antik,artistët e Operës dhe Baletit Nacional,nën shkopin dirigjues të Bisera Çadlovska,interpretuan projektin spektakular “I madhi Çajkovski” – trologjinë e baletit :”Liqeni i Mjellmave”,”Arrëthyesja”,dhe “Bukuroshja e fjetur”,si dhe pjesë nga baleti “Ana Karenina” dhe nga opera “Eugenie Onegini”.

Edicionin e gjashtëdhjetë e nji të Festivalit,të hapur e shpalli Presidenti i R. së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski,manifestimi i cili është nën patronazh të tij,theksoi se botës i nevojitet bukuria.Ajo së bashku me të vërtetën që çliron dhe me mirësinë që fisnikëron,mund të pajtojë njerëzit,mund ta zvogëlojë dhimbjen e tyre,të lidhë brezat dhe t’i japë shpresë të re njerëzimit.

Tashmë 61 vit me radhë,ky institucion jep hapësirë për krijime të larta nga mijëra artistë nga e tërë bota.Pikërisht artistët janë ata,të cilët janë mbrojtësit e vërtetë të bukurisë,dhe me këtë,edhe dëshmitarë që shpresa për njerëzimin ekziston.Këtë vit,kur ne kremtojmë 30 vjetorin nga pavarsia e R. së Maqedonisë së Veriut,e fillojmë festivalin tonë më prestigjioz ndërkombëtar “Vera e Ohrit”, me 90 artistë maqedonas,cilësitë e të cilëve sigurisht nuk janë më të ulëta nga ato të emrave më të njohur botërorë – tha Presidenti Pendarovski.

Në emër të artistëve,porosinë tradicionale për edicionin e 61-të të Festivalit “Vera e Ohrit”,e përcolli drejtoresha artistike e Operës dhe Baletit Nacional,Olga Pango,e cila këtë porosi ja kushtoi,mbi të gjitha,kolegëve.

-Nderi që të qëndrohet para të gjithë juve sonte,në emër të të gjithë artistëve është i madh,ashtu si edhe përgjegjësinë që secili prej nesh e mban,me çdo interpretim në skenë,çdo lëvizje dhe çdo duartrokitje të përjetuar.Shqetësimi është edhe më i madh,pikërisht për faktin se këtë vit ne,artistët maqedonas,do të hapim Festivalin “Vera e Ohrit”.Institucionet kulturore maqedonase duhet të mbështesin njëri tjetrin dhe ne sonte do të tregojmë këtë,se si duhet të punohet në emër të artit – porositi Pango.

Gjatë 40 mbrëmjeve të festivalit,në skenat verore të Teatrit Antik,në rrethinën e kishës katedrale “Shën Sofia” dhe në Dolni Saraj,do të defilojnë rreth 500 artistë nga 18 vende,ndërsa do të realizohen 35 koncerte artistike nga emra të shquar nga fusha e artit muzikor dhe gjashtë shfaqje teatrale.

Next Post

SPAK çon në gjykatë ish-kryebashkiakun e Pogradecit dhe zyrtarët e tjerë

SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri dhe zyrtarëve të tjerë. Eduart Kapri, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: