TEATROT QË TURPËROHEN NGA SHFAQJET E VETA

vull
0 0
Read Time:2 Minute, 40 Second

Midis nesh

 

 

Teatrot tona, me gjasë, janë duke menduar se funksionimi i tyre ka kuptim vetëm përmes numrit të premierave! Kjo logjikë duhet të thyhet sa më parë! Teatrove tona u duhen menaxherë që do t’i motivonin aktorët që të jenë në gatishmëri të plotë për të lozur nëpër shfaqjet e mëhershme, të regjisorëve e të dramaturgëve kombëtarë, të cilët nuk rrojnë më në mesin tonë!

Shqiptarët kanë me dhjetëra teatro, ndërkohë që bëjnë një jetë teatrore skajshmërish të varfër. Teatrot tona buçasin një apo dy herë në vit, me rastin e ndonjë premiere të organizuar ekskluzivisht për “vip”-at! Pas kësaj, ajo shfaqje ose “vdes”, ose mund ta përjetojë edhe një-dy përsëritje. Aq!

Dy-tri premiera që mund të përgatiten brenda 3-4 muaj në të cilën mund të përfshihen nga 5-10 aktorë për shfaqe! Pastaj 8 muaj pushim, ndërsa pasivitet total për pjesën tjetër të trupës teatrale, ku pa dyshim përfshihen shumë aktorë brilant, por që nuk kanë qenë të preferuarit e regjisorëve gjatë punimit të ndonjë shfaqje për premierë!

Ky pasivitet i tillë i aktorëve nuk është i shëndetshëm si për vetë ata po ashtu edhe për teatrot ku veprojnë. Menaxherët, por edhe dikasteret përkatës të qeverive duhet të jenë më kritikë në raport me këtë praktikë tërësisht anti-kulturore, anti-teatrale e antikombëtare të stafit menaxhues që “vdes” duke vrapuar pas sigurimit të fondeve për premiera! Në fakt suksesi i tyre nuk varet nga premierat, por suksesi i TEATRIT varet nga repertori i dendur vjetor, nga përsëritja e sa më shumë shfaqjeve, nga përfshirja e të gjithë aktorëve nëpër shfaqje të luajtura më herët, para pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë, njëzetë viteve!

Politikat menaxhuese aktuale që ushtrohen nëpër teatrot tona janë për turp, janë ofenduese, duhet të trajtohen tërësisht si anti-kulturore! Teatrot nuk duhet të ekzistojnë që të nxjerrin menaxherë “të suksesshëm” që arrijnë të sigurojnë dy-tri premiera për “vip”-a, por teatrot duhet të ekzistojnë për publikun artdashës, i cili tashmë është ftohur nga teatrot e veta! Teatrot tona sikur ndjehen të turpëruar nga repertori që e kanë! Shfaqjet e repertorit të gjerë sot mund të përbëjnë teatrotekën si arkiv të punës artistike të teatrit, mund të xhirohen e të ruhen, të digjitalizohen e të shërbejnë për studime. Teatrot tona ua kanë borxh rishfaqjen e veprave të regjisorëve e të dramaturgëve që tashmë janë histori e institucioneve tona teatrale! Përsëritja e veprave teatrale të regjisorëve Gjergj Vlashi, Pirro Mani, Dhimitër Orgocka, Mihal Luarasi, Muharrem Qena, Ymer Ismaili, Bekim Lumi, Burbuqe Berisha, Sefedin Nuredini, Agron Boriçi; përsëritja e veprave të dramaturgëve të ndjerë shqiptarë, të aktorëve shqiptar, jo që do t’i përjetësonte ata, por, shkurt si shoqëri, do të kishim teatro kombëtare shumë aktive, me shfaqe javore apo edhe mujore, që do ta shprehnin krenarinë e tyre për tërë atë punë që e kanë bërë me vite e vite e që po e vetë-mohojnë, duke u përkushtuar ekskluzivisht pas një apo dy premierave që i punojnë përgjatë një viti. Fare në fund, ripërsëritja e shfaqjeve, e repertorit të ndërtuar me vite e dekada, do ta shprehte edhe përkujdesin institucional për profesionalizmin, dinjitetin dhe integritetin e aktorëve që janë shtylla të Shtëpisë së Talias. /HEJZA/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Osmani: Qytetarët të jenë të qetë sepse Ali Ahmeti do ta ruajë sigurinë në vend

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka folur pas mbledhjes me Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku ka thënë se tash duhet të përcakohet kursi i të ardhmes së këtij vendi. Osmani, ka thënë po ashtu se është shumë me rëndësi të merret një vendim që do ta kthejë stabilitetin në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: