U publikua përkthimi i përmbledhjes me tregime “Burri im” i autores Rumena Buzharovska

vull

Me kënaqësi të madhe ju informojmë se u publikua përkthimi i përmbledhjes me tregime “Burri im” i autores Rumena Buzharovska në gjuhën shqipe. Pas suksesit të madh të këtij libri në rajon, të përkthimeve në italisht, anglisht, gjermanisht, hungarisht, përkthimin shqip e publikon shtëpia botuese Ili-Ili nga Shkupi, të përkthyer nga maqedonishtja nga Kreshnik Ajdini. Redaktimi gjuhësor është i Arian Lekës.

“Burri im” përmban 11 tregime të rrëfyera nga perspektiva e një gruaje, tregime të cilat flasin për jetën e tyre. Janë gra të cilat ne i takojmë dhe i shohim çdo ditë – amvise, artiste, afariste, profesoresha… Çdo tregim flet për marrëdhëniet e tyre me burrat dhe me fëmijët, me rrethin dhe me shoqërinë. Por, gjithashtu, secila prej tyre është një kritikë në vete për patriarkatin, i cili është aq thellë i gdhendur në shoqërinë tonë. Secila prej tyre flet për disa gjëra të përditshme, të cilat në shikim të parë janë të zakonshme, dhe pikërisht për shkak të kësaj është edhe pasqyrimi i një realiteti të heshtur nëpër të cilin çdonjëri prej nesh kalon.

Rumena Buzharovska (1981, Shkup) është autore e përmbledhjeve me tregime Shkaravitje (2007), Tetëshe (2010), Burri im (2014) dhe Nuk shkoj askund (2018), libri me fiksione të shkrutëra Fli (2017), si dhe studimi për humorin në letërsi Për qesharaken: teoritë e humorit nëpër thjerrëzën e tregimit (2012). Merret me përkthim letrar nga anglishtja në maqedonisht (Luis Kerol, J.M. Kuci, Truman Kapoti, Riçard Guin, Çarls Bukovski). Në vitin 2016 u zgjodh si një nga shkrimtarët më interesant të Evropës (Ten New Voices of Europe) në kuadër të platformës Europe Live. Është fituese e çmimit rajonal kroat për prozë të shkurtër “Edo Budisha”. Në vitin 2018 ishte bursiste e Programit Ndërkombëtar për Shkrimtarë të Universitetit në Ajova.

Buzharovska i takon rendit më të lartë të autoreve bashkëkohore – mendoj se është plotësisht e arsyeshme të vlerësohet në kontekstin global, krah për krah me, të themi, shkrimtaret anglo-saksone me renome më të lartë, siç është Alis Munro.

Teofil Pançiq, Globus

Secili nga këta 11 tregime ka diçka të përbashkët – të gjitha gratë janë të martuara, çfarëdo qofshin ato. Mënyra në të cilën i rrëfen rrëfimet e tyre është interesante, sepse përgjatë librit të tërë, keni përshtypjen se secili prej tyre është aq i thjeshtë, por, në të vërtetë, është aq i ndërlikuar, saqë me padurim vazhdoni të lexoni, për të mësuar se çfarë i ndodhë në jetë heroinës në tregim pasues.

Gjurgjica Sarjanoviq, Vrijeme

 

Në çdo tregim të kësaj përmbledhjeje, gruaja është në njëfarë kafazi, gjithmonë ndryshe, por, megjithatë, në kafaz. Ky kafaz ndonjëherë mund të jetë i artë, ndonjëherë mund të jetë bërë me grilat e varfërisë dhe dhunës.

Bekim Sejranoviq

Next Post

Njihuni me dy shqiptarët në SHBA që thyenë rekordin në shpejtësi me makina (Video)

Eduard Kepi i lindur në Shkodër por që nga Shqiperia migroj në Shtetet e Bashkuara ku qysh si femijë kishte dashuri dhe pasion për makinat e shpejta, dhe duke u rritur interesimi i tij u shtu me shumë ai na tregon historinë se si arriti të thyej rekordin botërorë. Po […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: