“UNË VIRTUALISHT” Grafikë kompjuterike për fëmijë në Mala Stanica

vull
Jetojmë në një botë të “gjërave të mençura” ku teknologjia gjen një zbatim masiv në çdo segment të jetës sonë. Ajo na e lehtëson përditshmërinë tonë duke na mundësuar qasje drejt çdo lloj informacioni, por ka edhe një komponentë të thellë sociale, që na bën të jemi të lidhur me njëritjetrin, të komunikojmë mes vete më shpejt dhe më lehtë se kurrë më parë.
 
Të pasurit aftësi kompjuterike është e nevojshme për të gjithë, pa marrë parasysh moshën, por mbi të gjitha është e nevojshme te fëmijët me pengesa në zhvillim, pasi mund t’u tërhiqet vëmendja me anë të përmbajtjeve që kanë për synim mësimin.
 
Andaj, këtë vit, për fëmijët e kategorive të cënuara Galeria Nacionale e RMV, në bashkëpunim me Gjimnazin “Algoritam”, organizoi një projekt përfshirës për grafikë kompjuterike të quajtur “UNË virtualisht” Në këtë projekt morën pjesë shkollat që kanë programe inkluzive dhe institucionet që i mbështesin kategoritë e cënuara.

Адријан Аземи.jpg

Adrijan Azemi
Duke nisur nga fakti se teknologjia zhvillohet shumë shpejt dhe bëhet pjesë e pandashme dhe e domosdoshme e mënyrës sonë të jetesës, ky projekt kishte për detyrë të bëjë të qartë se kompjuteri nuk bën dallim mes përdoruesve dhe u ofron atyre mënyra të pafundme të shprehjes. Të udhëzuar nga persona profesionalë, fëmijët kishin mundësi të hetojnë dhe të shijojnë mundësitë e reja që i ofron bota digjitale. Rezultati përfundimtar janë grafikat dhe prodhimet kreative ku ata na shprehin realitetin e tyre virtual, atë “Unë” e tyre virtuale.   
 

Шукрие Диноли.jpg

Shukrie Dinolli
Gjatë muajit prill dhe maj, u realizua programi i punës së projektit,arritën më shumë se njëqind vizatime / grafikë kompjuterikë mbërritën nga shkollat e mëposhtme:
 
Sh.M.P. Shën. Naum Ohridski
Shkolla fillore Braka Miladinovci – fsh. Zhvan, Demir Hisar
Shoqata e Psikologëve Riluka- Manastir
Shkolla fillore Kirili dhe Metodi – Stajkovci
Shkolla fillore Kuzman Josifovski Pitu – Shkup
Shkolla fillore Nevena Georgieva – Dunja – Shkup
Dama-El, Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara
POU Idnina – Shkup
PSU Algoritmi
OJQ Imago Plus – Shkup
OJQ Imago Plus – Tetovë.
 
Përgjegjëse për projektin është edukatorja Maja Dimitrova.
Ekspozita e grafisë së bërë për fëmijë do të paraqitet për publikun e gjerë në ndërtesën Mala Stanica në 30 qershor, në ora 13 dhe ato mund të shihen në 10 ditët e ardhshme.
Next Post

Si u shëndrruan kishat katolike shqiptare në kisha ortodokse serbe? (Pjesa 1)

Shkruan: Dr. sc. Enver REXHA Me gjithë hulumtimet nga ekspertët që janë bërë edhe kohëve të fundit në këtë drejtim, të cilat dihen dhe në masë edhe të publikuara, mendoj se janë të pakta dhe ende jo të plota. Rezultatet e deritanishme në këtë drejtim, njoftojnë se, një numër i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: