KUQEZINJTË DO TË ZHVILLOJNË 5 NDESHJE KONTROLLUESE

2 min read

Të enjten në Tetovë përballemi me Voska Sport në testin e parë, ndërsa në Antali pas Dinamo Kievit testet i mbyllim kundër Valmieras.

Shkëndija vazhdon përgatitjet dimërore me intensitet të shtuar, derisa ekipi hyn në fazën e ndërtimit të lojës përmes ndeshjeve kontrolluese. Stafi teknik ka caktuar termine për 6 ndeshje kontrolluese, 5 prej të cilat me kundërshtar të zgjedhur, derisa një termin do të shfrytëzohet për përballje mes veti brënda grupit.

Seria e pesë takimeve testuese starton të enjten (19.01.2023) kur te qendra sportive në Tetovë me fillim në orën 14:00 luajmë me KF Voska Sport.

Më 23 janar në program është lënë termin për ndeshje përbrënda grupit, ndërsa pas ditës pasardhëse të lirë, më 25 janar është caktuar udhëtimi për në Antalia ku do të qëndrohet deri më 10 shkurt dhe paralel me përgatitjet në aspekt fizik dhe tekniko-taktik, do të zhvillojmë 4 ndeshje tjera kontrolluese me rivalë serioz.

Më 28 janar në takimin e parë testues në Antalia do të përballemi me NK Mura-n e Sllovenisë. 31 janari na sjell kontrolluese me FC CSKA 1948 Sofje të Bullgarisë, ndërsa më 6 shkurt në program kemi ndeshjen më të fortë kontrolluese përballë gjigantit ukrainas, Dinamo Kiev. Serinë e ndeshjeve miqësore e mbyllim më 9 shkurt përballë Valmieras së Letonisë, derisa ditën pasardhëse (10 shkurt) ekipi kthehet në Tetovë ku do të presim fillimin e gjysmëstinorit pranveror.

Ndeshjet kontrolluese:

Shkëndija – FC Voska Sport (19.01.2023)

Shkëndija – NK Mura (23.01.2023)

Shkëndija – CSKA 1948 Sofje (31.01.2023)

Shkëndija – Dinamo Kiev (06.02.2023)

Shkëndija – Valmiera (09.02.2023)