Kur ulqinakët kërkonin bashkimin me Shqipërinë në vitin 1919

2 min read
nga Dr. Hasan Bello, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë
Në vitin 1878 Kongresi i Berlinit vendosi copëtimin e trojeve shqiptare. Kjo shënoi fillimin e dramës për kombin shqiptare. Dy vjet pas Kongresit të Berlinit, çështja e kufirit midis Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi ishte ende e hapur. Me propozim të Austro-Hungarisë u hodh ideja që Malit të Zi t’i jepej qyteti i Ulqinit. Kjo e bë e mundur pas demonstrates navale, që anijet e Fuqive të Mëdha bënë në formë presioni ndaj Portës së Lartë, e cila u detyrua të dërgonte disa batalione për të shtypur rezistencën shqiptare.
Megjithëse kishin kaluar disa dekada, që Ulqini i ishte aneksuar Malit të Zi tek popullsia shqiptare nuk u shua dëshira dhe ende vlonte ëndrra për t`iu bashkuar shtetit amë. Kjo vihet re dhe nga dokumenti, që paria e këtij qyteti i dorëzoi Mid`hat bej Frashërit në vitin 1919, të cilin e ngarkonte për të mbrojtur interesat e tyre në Konferencë e Paqes në Paris.
“Na të nanshkrumt, përfaqsust të popullit shqiptar t`YLQINIT, po ia napim kët akt mëkambësiet z. Mid`hat beg Frashërit.
Z. Mid`hat beg Frashëri ka të drejtë me e përfaqësue popullin e Ylqinit para botës zyrtare e jashtë zyrtare, për me i mprojtë këto dy pika themeltare:
a) Për me kërkue nji Shqipni fjesht vetëqeverimtare e etnografike
b) Me e kërkue bashkimin e YLQINIT e RRETHEVET të tij me kët Shqipni vetqeverimtare
NË EMËN TË POPULLIT TË YLQINIT E TË RRETHEVET TË TIJ
(vijojnë firmat)”.