KURTI: KOSOVA NË DIALOGUN ME SERBINË ËSHTË KONSTRUKTIVE DHE KREATIVE
1 min read
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Prishtinë vlerësoi se Kosova në dialogun e saj me Serbinë është konstruktive dhe kreative dhe shtoi se dëshiron të përshpejtojë procesin e dialogut dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura.
“Ne po bëjmë përpjekje për të krijuar besim mes partnerëve. Të gjitha vendet kanë të drejtë të ndjekin rrugën evropiane. Ne dëshirojmë të përshpejtojmë dialogun dhe të zbatojmë marrëveshjet e arritura deri më tani. Duhet të përmendet e gjithë puna e bërë nga Prishtina dhe Beogradi, të gjitha janë komponentë kryesore për arritjen e stabilitetit”, ka theksuar Kurti në konferencën “Iniciativa për Dialogje Ballkanike”, transmeton Beta.
Sipas tij, takimi i 2 majit ka përfunduar pozitivisht, ka pasur një marrëveshje për deklaratën për personat e zhdukur, duke shtuar se janë marrë urgjentisht me këtë çështje sepse familjet kanë pritur shumë.
“Kosova po bën hapat e duhur në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti, transmeton Beta.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar takimin e kryeministrit me ambasadorët e BE-së dhe Pesës së Madhe të akredituar në Kosovë.