Kurti pa koment pas refuzimit të LDK-së, ende pa ftesë për PDK-në e AAK-në

Ende mbetet e paqartë nëse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të ftojë për bisedime partitë e tjera opozitare – PDK-në dhe AAK-në – pas refuzimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një koalicion të mundshëm qeverisës.

Kurti, i cili sot bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, nuk dha përgjigje kur u pyet nga gazetarët nëse do të ftojë partitë tjera për takim pas letrës negative nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai po ashtu nuk ka pranuar të komentojë refuzimin e Abdixhikut për bashkëpunim në formimin e Qeverisë së re, duke lënë në pritje çdo zhvillim të ri në skenën politike të vendit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights