Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kush është bashkëpunëtori i Ramës, spiuni i shërbimit sekret serb? Veton Surroi: Në gjykatën e Hagës pranoi se ….

3 min read

Analisti dhe politikani Veton Surroi në një artikull të gjatë flet për një bashkëpunëtor të Kryeministrit të Shqipërisë, pra Edi Ramës, që sipas tij është spiun i shërbimit sekret serb.

Surroi shkruan se një bashkëpunëtor i deritanishëm e i afërt i kryeministrit të Shqipërisë ka bashkëpunuar me Shërbimin sekret serb në Kosovë. Sipas tij, ky konstatim nuk është pjesë e konspiracioneve të rëndomta mbi “spiunllëkun” të këtij apo atij personi.

“Bashkëpunëtori i deritanishëm i afërt i kryeministrit të Shqipërisë këtë e ka pranuar publikisht në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë. Ka pranuar se Shërbimi sekret serb i ka kërkuar që të ndihmojë të hapet një proces negociatash me një figurë të respektuar shqiptare të Kosovës në mënyrë që të shmanget negociata me dr.Rugovën, figurë prijëse e shqiptarëve të Kosovës e njëkohësisht që prej pozicionit të dr.Rugovës për pavarësi të vendit të kalohet në pozicion të “Republikës së tretë” brenda “RFJ-së”. Bashkëpunëtori këtë kërkesë e ka zbatuar”, shkruan mes të tjerave Surroi.

Pjesë nga shkrimi i Veton Surroit

Çka e bashkon Goran Bregoviqin me një bashkëpunëtor të kryeministrit të Shqipërisë, vendimin e V.Intzkos për gjenocid dhe aktgjykimin e J.Stanishiqit, shef i Shërbimit sekret serb? Një bashkëpunëtor i deritanishëm e i afërt i kryeministrit të Shqipërisë ka bashkëpunuar me Shërbimin sekret serb në Kosovë.

Ky konstatim nuk është pjesë e konspiracioneve të rëndomta mbi “spiunllëkun” të këtij apo atij personi. Bashkëpunëtori i deritanishëm i afërt i kryeministrit të Shqipërisë këtë e ka pranuar publikisht në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë.

Ka pranuar se Shërbimi sekret serb i ka kërkuar që të ndihmojë të hapet një proces negociatash me një figurë të respektuar shqiptare të Kosovës në mënyrë që të shmanget negociata me dr.Rugovën, figurë prijëse e shqiptarëve të Kosovës e njëkohësisht që prej pozicionit të dr.Rugovës për pavarësi të vendit të kalohet në pozicion të “Republikës së tretë” brenda “RFJ-së”. Bashkëpunëtori këtë kërkesë e ka zbatuar.

Këtë do ta zbulonim, vetëm pas lufte, të gjithë ne të tjerët që në një mënyrë a tjetër e kishim njohur bashkëpunëtorin e Shërbimit sekret serb. Dhe, kjo çështje do të riaktualizohej brenda strukturave shtetërore të Shqipërisë kur personi në fjalë do ta kërkonte shtetësinë e Shqipërisë. Atëbotë, e në kundërshtim me procedurat ligjore, do të shmanget informata mbi bashkëpunimin me Shërbimin sekret serb dhe do të jepej shtetësia nga presidenti në detyrë.

Gjatë ditëve të kaluara të kësaj vere të nxehtë do të zhvillohen tri procese, që do të më shërbejnë për të përkujtuar rastin e bashkëpunëtorit. I pari është vendimi i Valentin Intzkos, tashmë ish-kryeadministrator ndërkombëtar i BeH-së, që të shpallë mohimin e gjenocidit në BeH si vepër penale. I dyti është shpallja e aktgjykimit të Jovica Stanishiqit, shef i dikurshëm i Shërbimit sekret serb (që i kërkoi favore bashkëpunëtorit) me të cilin veprimtaria e tij në luftën e Bosnjë-Hercegovinës trajtohet si vepër e ndërmarrjes së përbashkët kriminale të shtetit të tij, Serbisë. Dhe i treti është zallamahia rreth ftesës që Goran Bregoviqi, një figurë prijëse e rokut jugosllav të viteve ‘80 dhe tashmë figurë ndërkombëtare e muzikës, të marrë pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë.