Thursday, July 25, 2024
spot_img

Kuvendi i 4 i Aleancës për Shqiptarët- Ziadin Sela, zigjen organet drejtuese

Kuvendi i 4 i Aleancës për Shqiptarët, zigjen organet drejtuese

Sot në Shkup ka zhvilluar punimet Kuvendi i 4 i Aleancës për Shqiptarët, në të cilin është zgjedhur Kryesia e re e partisë, si dhe është diskutuar për situatën politike në vend.
Me vendim unanim, Ilire Dauti është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e partisë, ndërsa Tiron Jajaga për Sekretar Organizativ. Përveç tyre në mbledhjen e sotme janë zgjedhur edhe një pjesë e anëtarëve të tjerë të Kryesisë, ndërsa një pjesë e vendeve u lanë vakante për tu plotësuar pas përfundimit të ristrukturimit të disa degëve.
Gjatë diskutimit për situatën politike në vend, kuvendarët njëzëri vlerësuan se zgjedhjet e fundit parlamentare ishin të suksesshme dhe Aleanca për Shqiptarët bashkë me koalicionin “Fronti Europian” fituan legjitimitetin e shqiptarëve për t’i përfaqësuar ato në institucionet qëndrore. Qeverinë e formuar pas zgjedhjeve, kuvendarët e cilësuan si jo legjitime dhe antishqiptare, duke u bazuar edhe në veprimet e para që ndërmori kjo Qeveri. Në mesin e diskutimeve të shumta që mbajtën anëtarët e Kuvendit, pati edhe zëra që kërkuan veprim më proaktiv dhe radikal kundër Qeverisë antishqiptare.
Anëtarët e Kryesisë së partisë:
Ilir Demiri
Vjollcë Berisha
Ilire Dauti
Berat Jakupi
Atnan Neziri
Artina Qazimi
Shpend Sulejmani
Isen Shabani
Albon Xhemaili
Elmi Aziri
Naim Bajrami
Tiron Jajaga
Krenar Lloga
Remzi Mehmedi
Abdulla Iseini
Premtime Zylali
Idri Istrefi
Suzana Paçuku
Driton Nebiu
Nebahat Livareka
Halit Ferati

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT