Мinistri Ismaili, në vizitë pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve

vull

Sot ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr Hysni Ismaili, ishte në vizitë pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ku u prit nga drejtori i këtij instituti, Dr. Skender Asani.

Ministri Ismaili dhe drejtori Asani biseduan për zhvillimin e projekteve të Institutit, të cilat janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, me ç’rast ministri i Kulturës u zotua se Ministria e Kulturës do të vazhdojë ta mbështesë Institutin në projektet kulturore dhe, veçmas, në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Edhe drejtori Asani, nga ana e tij, e falënderoi Ministrin për vizitën dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e Institutit dhe shfaqi bindjen se u bashkëpunimi do të rrjedhë edhe në të ardhmen. Ai e njoftoi ministrin me projektet e realizuara, me sfidat me të cilat përballet Instituti dhe me synimet që i ka ky institut në planin shkencor dhe kulturor.

Gjatë këtij vizite ministri mori pjesë edhe në promovimin e një vepre mbi Kolë Bojaxhiun, që po ashtu është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Next Post

VMRO-DPMNE: Takimi i djeshëm i Këshillit të Sigurimit ishte formal

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit sepse mbledhja ishte më shumë formale dhe me një “shkallë të ulët të klasifikimit” të informacionit, thonë nga partia e tij.   “Deri më tani nuk ka praktikë të pranisë së liderit të opozitës në takimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: