​​​ Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov: Me përkthimin e të drejtës së BE-së në gjuhë maqedonase krijuam trashëgimi për për të ardhmen e brezave tanë

vull

“Me përkthimin e të drejtës së BE-së në gjuhë maqedonase krijuam trashëgimi për për të ardhmen e brezave tanë. Trashëgimi që do të thotë se gjuha maqedonase do të behet anëtar i barabartë në familjen e Bashkimit Evropian”

 

Zëvendëskryetari Qeverisë për Çështje Evropiane Nikalla Dimitrov sot nënshkroi Marrëveshjen Kornizë për përkthimin e së drejtës së BE-së (Aquis) si një nga parakushtet më kryesore  të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në nënshkrimin zyrtar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë përfaqësues të operatorëve ekonomik të cilëve përfaqësuesit nga SÇE, Sekretarja Shtetërore Kalinka Gaber, dhe Udhëheqsja e sektorit për përgatitjen e versionit Nacional të aquis (e drejta e BE-es) Slagjana Angellova ia dorëzuan kopjet e Marrëveshjes Kornizë.

Në fjalën e tij hyrëse, zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se Aquis, apo e drejta e BE-së, është trup i të drejtave dhe detyrimeve të përbashkëta të cilat janë të detyrueshme për të gjitha vendet anëtare të BE-së kurse vendet kandidate duhet ta transponojnë atë në ligjin Nacional si bazë për integrimin evropian.

ZKQ Dimitrov: “Në qoftë se termi aquis, në rrënjët e domethënie së saj nga gjuha frënge, në fakt paraqet, “Njohuri, e drejtë e fituar ose trashëgimi”, përmes përkthimit të saj në maqedonisht ne krijojmë trashëgimi për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e brezave tanë. Trashëgimi që do të thotë se gjuha maqedonase do të bëhet anëtare e barabartë e familjes së Bashkimit Evropian.”

Ai theksoi se SÇE në mënyrë intensive fillon me një nga fazat e transpozimit të së drejtës së BE-së në legjislaturën nacionale, dhe ai është përkthimi, që në këtë rast do të jetë shumë vjeçar dhe përkthim i realizuar më voluminoz në historinë e përkthimit të specializuar këtu tek ne. Për këtë qëllim, përmes prokurimit publik dhe në mënyrë transparente, duke u bazuar  në trajtimin e barabartë u përzgjodhën 15 operatorë ekonomik për përkthim, të cilët do të duhet të japin rezultat më cilësor në kontekst të përkthimit të së drejtës së BE-së.

ZKQ Dimitrov: Me fillimin e këtij procesi të përkthimit të së drejtës së BE-së, SÇE jo vetëm qo do ta lëviy zhvillimin e operatorëve ekonomik për përkthimin dhe përmirësimin e tyre, por zhvillimi dhe pjekuria e këtij projekti shumëvjeçar ngushtë do të thuret me politikën dhe angazhimin tonë për zhvillimin e gjuhës dhe terminologjisë maqedonase. Sepse në rrënjët e gjuhës tonë qëndron edhe identiteti ynë, dhe këto dy tipare me doemos duhet të ruhen në mënyrë të përshtatshme me qasje të gjerë dhe politika të mençura. 

 

Next Post

Diplomati rus që u dëbua nga Shqipëria, i implikuar në ngjarje në Maqedoni (FOTO)

Aleksej Krivoshev u dëbua dje nga Shqipëria për shkak të thyerjes së masave anti-COVID. Para se të shërbente në Tiranë, diplomati rus kishte shërbyer në shtetet e Ballkanit, përkatësisht në Maqedoni të Veriut. Një kohë ka qenë në Ambasadën e federatës së Rusisë në Shkup. Është fakt interesant se veçmas […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: