108 vjet nga çlirimi i Shkupit/ ITSHKSH me akademi, lule te shtatoret e çlirimtarëve

vull

Sot mbushen plot 108 vjet nga çlirimi i Shkupit nga turqit, në vitin 1912. Kryengritja e përgjithshme shënoi një hap të ri në luftën e armatosur për liri, pasi për herë të parë u bë artikuli i qartë politik I kërkesave të shqiptarëve. Kryengritësve në atë kohë u prinë Hasan Prishtina, Bajram Curri e Isa Boletini. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me mbështetje të komunave Cair dhe Saraj, vazhdoi edhe sivjet traditën e përkujtimit të kësaj date kaq të rëndësishme.
“U mor vendimi ne kuvendin e Unikës që të clirohet Shkupi dhe të rrumbullakësohet idea e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për të pasur shtetin e tyre. Kryengritjes nuk i kishte mbetur asgje vetëm se ta clirojnë Shkupin, kryeqendrën e saj shpirtërore dhe t’i tregojnë botës të clirohen nga perdandoria osmane por edhe të mbrohen nga synimet e Aleacës Ballkanike.”, tha Skender Hasani, drejtor i ITSHKSH.
“U ringjall kjo datë 100 vjet më vonë këtu në Shkup, kujtesa memoria historike, Çlirimi i Shkupit. Prej vitit 2012 është kënaqësi për çdo vit, pavarësishtë situatave, gjendjes së panademisë që po kalojmë tash është shëndruar në traditë 12 gushti.”, tha Mehmet Prishtina, pinjoll i familjes së Hasan Prishtinës.
Në këtë ditë u bë edhe promovimi i librit të autorit Ilir Shaqiri, kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari si dhe u vendosën kurora lulesh te shtatorja e Hasan Prishtinës, pllaka përkujtoimore e Mursel Ahmet Delisë në Çair dhe shtatorja e Isa Boletinit në Saraj.

Next Post

Ata kanë hapur shkolla dhe tani më shumë se 1.000 nxënës duhet të karantinohen

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, 46.808 persona të infektuar rishtazi u konfirmuan në Shtetet e Bashkuara të Martën, dhe si rezultat i koronavirusit humbën jetën edhe 1,082 persona. Më shumë se 1.000 studentë në një zonë në Gjeorgji, SHBA do të duhet të karantinohen pasi u konfirmua se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: