11 Libra shkencorë, 5 libra të përkthyer, 31 Punime shkencore, 37 pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, kjo është CV-ja e pasur e Prof. Dr. Qani Nesimi, kandidat për Reis të BFI-së

vull

Kandidati më serioz për Reis të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Qani Nesimi vjen me një CV të pasur nga bota akademike, fokusuar në çështjet e religjionit.
Biografia e tij shkencore numëron 11 libra të botuar, 5 libra të përkthyer, 21 punime shkencore dhe 37 pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare. Prof. Dr. Qani Nesimi është njohës i gjuhës angleze, boshnjake dhe turke, nga të cilat ka bërë përkthime me vlerë të madhe fetare në gjuhën shqipe.


Prof. Dr. Qani Nesimi është editor i numrit (Editor of Issue) të posaçëm për Kulturën Islame në Maqedoni i revistës: Milel ve Nihal, İnanç, Kültür ve Mitoloji Araştırmaları Dergisi, cilt 9, sayı 2, Mayıs-Ağustos 2012, në Stamboll të Turqisë. Në shtator 2005 merr pjesë në një seminar 3 javor në Kajro-Egjipt, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit. Në mars 2008 merr pjesë si koordinator në seminarin 3 javor në Amherst-ShBA, i organizuar nga ITD (Institute for Training and Development). Në korrik-gusht 2014 merr pjesë në kursin intenziv për avancimin e gjuhës angleze, në New York-ShBA. Në mars të vitit 2014 ka qenë pjesëmarrës në programin Mevlana Exchange Programme, në Universitetin 19 Mayis në Samsun të Turqisë.

Biografia e tij shkencore është një garancë më tepër për një udhëheqje ndryshe dhe të suksesshme të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më poshtë e Lexoni të Plotë CV-në e Prof. Dr. Qani Nesimi.

Next Post

Mbështetje ndaj kandidimit të Myftiut të Tetovës, Qani Nesimi për postin Reis-ul-ulema të BFI-së, edhe nga Fakulteti Juridik i Tetovës

Mbështetje ndaj kandidimit të Myftiut të Tetovës, Qani Nesimi për postin Reis-ul-ulema të BFI-së, edhe nga Fakulteti Filozofik i  Universitetit të Tetovës Po e botojmë letrën në formë integrale: Letër mbështetje, , Prof. Dr. Qani Nesimit, për kandidimin e tij për udhëheqës-Reis ul-ulema të Bashkësisë Fetare Islame . RNIV-së Në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: