13 – 15 maj 2020 | UT – DITËT E HAPURA ONLINE

vull

Universiteti i Tetovës i njofton të gjithë maturantët se, më 13, 14 dhe 15 maj 2020, do t’i organizojë online “Ditët e Hapura”.

Kjo formë e organizimit online e “Ditëve të Hapura” përmes një platforme të krijuar enkas nga UT për maturantët, aplikohet për herë të parë në vendin tonë, përmes së cilës të gjithë të interesuarit, respektivisht maturantët, nga vendi dhe rajoni, do të kenë mundësinë që nga distanca të informohen dhe komunikojnë drejtpërdrejtë me stafin e universitetit, për ofertën arsimore-shkencore, kushtet e studimit, programet dhe drejtimet studimore për vitin akademik 2020 /2021.

Bëhu pjesë e “Ditëve të Hapura” dhe fillo rrugëtimin e ri bashkë me Universitetin e Tetovës!

#Përkushtoju së ardhmes…

https://www.ut-openday.com/

Next Post

Shoqata “Tradita” shpall konkurs për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko” për vitin 2020

Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”  dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit. Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: