17. 2. 2019 | UT e shënoi 24-vjetorin e ligjëratave të para

vull

Universiteti i Tetovës, më 17 shkurt 2019 e shënoi 24-vjetorin e fillimit të ligjëratave të para. Në përkujtim të kësaj date historike për Universitetin dhe shqiptarët e këtyre trevave, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i shoqëruar nga stafi akademik dhe studentët, bënë homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Eminit, ku u përkujtua vepra e tij dhe sakrifica e popullatës shqiptare për universitet në gjuhën shqipe. Më pas, homazhe u bënë edhe te varri i themeluesit, Rektorit të parë dhe historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij, si dhe kontributin e dhënë në avancimin e arsimit shqip në Republikën e Maqedonisë.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Arbër Çeliku, tha se për nder të kësaj date historike, është përkujtuar dëshmori i parë i arsimit shqip dhe Rektori i parë, historik i Universitetit të Tetovës. “Si popullatë shqiptare në këto treva, ne kemi fatin sot të shënojmë dy ngjarje të rëndësishme. E para është 17 shkurti si ditë e fillimit të ligjëratave të para në vitin 1995,që shënoi një kthesë radikale për popullatën shqiptare, këtu në Maqedoni, por edhe për etnitë tjera, të cilat e duan arsimin, e duan shkencën, e duan punën dhe Universiteti i Tetovës e ka dëshmuar këtë me punë, 24 vjet universitet kemi krijuar, i kemi dhënë kuadro këtij shteti, të cilët i ecin përpara proceset politike – shoqërore dhe proceset tjera jetike për shoqërinë”, theksoi prorektori, Prof. Dr. Arbër Çeliku duke shtuar se 17 shkurti i vitit 1995, shënoi një kthesë në mbarë shoqërinë e shtetit që tashmë quhet Maqedonia e Veriut, sepse për shqiptarët krijoi një platformë të qëndrueshme arsimore dhe kombëtare, theu tabutë, theu represionet shtetërore që ishin ushtruar mbi popullatën shqiptare të këtyre trevave për shekuj me radhë dhe sot ne me krenari dhe dinjitet festojmë këtë ditë, por edhe të ardhmen që do të na sjellë një nivel më të mirëqenë shoqëror dhe do të krijojë një platformë më të qëndrueshme për gjeneratat që vijnë, tha Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Arbër Çeliku.

Po ashtu, sot gjatë ditës, delegacioni i Universitetit të Tetovës, vizitoi edhe muzeun e universitetit në fshatin Poroj, ku u rikujtuan edhe një herë ditët e lavdisë gjatë të ligjëratave të para të UT-së, kur popullata dhe stafi akademik, bashkë me studentët ishin një, për të ngritur në këmbë këtë vatër të arsimit të lartë për shqiptarët e Maqedonisë. Të gjithë vizitorët e muzeut u njohën për së afërmi me origjinalitetin e klasave, ku filluan ligjëratat e para të UT-së, arkivin dhe misionin që mbart kjo vatër historike, e cila bëri historinë e arsimit shqip në vendin tonë.

Next Post

Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në aktivitetet që u shënuan për nder të 49-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës

Me rastin e 49-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, më 15 shkurt 2019, u mbajt konferenca e rektorëve të universiteteve publike shqiptare e titulluar “Arsimi i lartë shqiptar dhe ballafaqimi me të ardhmen”. Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: