18 vjet nga masakra e Lubotenit

vull

Sot mbushen 18 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të Shkupit.

Në mëngjesin e 12 gushtit 2001, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në Luboten ku vranë fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili.

Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u proceduan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.

Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burg për vrasje, shkelje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai tanimë ndodhet në liri pas mbajtjes së 8 vjetëve burg.

Next Post

Pendarovski: Rasti “Reket” dridhi themelet e shtetit, rasti të zbardhet sa më shpejtë (Video)

“Revolta tek qytetarët është e madhe. Edhe unë si president por edhe si qytetar i këtij shteti jam i dëshpëruar dhe kërkoj zbardhje të plotë të rastit. Kërkoj padi për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast, përfshi këtu edhe funksionarët pavarësisht nëse janë të pushtetit apo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: