Kjo formë regjimi e propozuar nga Asambleja Kushtetuese e zgjedhur që në dhjetor 1923 u legjitimua dhe u shpall menjëherë pas “Triumfit të Legalitetit”.
Ajo ka hyrë në histori si republika e parë shqiptare me president të parë të saj Ahmet Zogun.
Statuti i Republikës Shqiptare sanksionoi dy parime themelore të jetës shtetërore: ruajtjen dhe konsolidimin e pavarësisë dhe vënien në jetë e parimeve demokratike kushtetuese, që respektonin sovranitetin e popullit të miratuara në Kongresin e Lushnjës.
Modeli mbi të cilën u mbështet Republika Shqiptare ishte Republika presidenciale e SHBA. Republika Shqiptare shërbeu si një hallkë e ndërmjetme për kalimin nga drejtimi i brishtë kolegjial i drejtuesve të Këshillit të Lartë në formën e monarkisë.
Forma republikane e qeverisjes së Shqipërisë zgjati nga janari i vitit 1925 deri në shtator të vitit 1928.