346 shoferë të sanksionuar në Shkup: 150 për shpejtësi të shpejtë, 28 motoçiklistë

vull

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.09) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsejt 246 sanksione, ndër të cilat drejtimi i automjetit pa patentë shofer 17 persona, tejkalim i shpejtësisë 150 kundërvajtje, automjete të paregjistruara 24, motoçiklistë të sanksionuar 28 dhe tre motorë të sekuestruar, 54 masa për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregulltë dhe 29 automjete të mënjanuara nga automjeti special “marimanga” (gjithsejt 83), kurse janë shqiptuar edhe 48 sanksione për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse.
Masat e përforcuara të kontrollimit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
Next Post

Alida futet fuqishëm në tregun gjerman, album dhe 9 bashkëpunime, sjellë këngën ‘Belvedera’

Ylli i muzikës shqipe që jeton në Gjermani, Alida Duka sapo ka publikuar videoprojektin më të realizueshëm të cilin e ka titulluar ‘Belvedera’, një këngë ritmike në dy gjuhë shqip dhe gjermanisht me këngëtarin Salva në duet, duke sjellë kështu bashkëpunimin më të fuqishëm të karierës së saj. Ndryshe këngëtarja […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: