4 vite nga ngjarjet e përgjakshme në Parlament, LSDM: Nuk do të lejojmë kurrë që të ndodhë

Blerand Rexhepi

27 Prilli është vula e përgjakshme e VMRO-DPMNE-së. Persona të armatosur sulmuan parlamentin për të vrarë deputetët, gazetarët dhe oficerët e policisë, duke e çuar vendin në prag të luftës civile.

Sot, katër vjet më vonë, VMRO-DPMNE është e njëjta parti e dhunshme dhe e regjimit. Hristijan Mickoski mbron banditë të dënuar, duke i quajtur ata “mbrojtës të Kushtetutës”.

Ata banditë kurrë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë mbrojtës të Kushtetutës, por ashtu si Mickoski, ata janë mbrojtës të krimeve të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE.

LSDM, së bashku me qytetarët nuk do të lejojnë që e enjtja e përgjakshme të harrohet, nuk do të lejojë kurrë që ajo të ndodhë më.

Next Post

Sela pyet Ahmetin: Kush është funskionari i BDI-së që informoi Gruevskin

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pyeti sot publikisht kreun e BDI-së Ali Ahmeti se kush është funksionari i lartë i kësaj partie që në ditën e 27 prillit të 2017 ka informuar Gruevskin për zgjidhjen e Kryetarit të Kuvendit. “Po bëhen katër vjet dhe ka shumë të panjohura, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: