7 Maji dita e Policisë, Bushi në Strugë: Demonstrojmë se jemi në shërbim të qytetarëve

Kohanews Admin

Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës dhe kolegët e MPB-së, filluam aktivitetet me rastin e 7 majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë, nën moton “Ministria e Punëve të Brendshme për qytetarët”, në përputhje me konceptin i krijuar tashmë “Policia në shërbim të qytetarëve”.

Qëllimi është që qytetarët tanë të njihen me punën e shërbimeve policore, detyrat e tyre, uniformat, pajisjet, me gjithçka që nënkupton suksesin e planit tonë për pajisje të vazhdueshme materialo-teknike dhe përmirësimin e kapaciteteve policore.

Në të pesë lokacionet në të gjithë vendin, qytetarët patën mundësinë të njihen me standardet e larta të pajisjeve që disponon Ministria, duke përfshirë disa nga mjetet speciale dhe helikopterët e policisë.

Pjesëtarët e Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë shfrytëzuan rastin për të demonstruar para qytetarëve artet luftarake dhe teknikat e vetëmbrojtjes, ndërsa pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste “Tiger”, më saktësisht nga ekipi i specializuar i alpinizmit, demonstruan aftësi alpiniste për audiencë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=679930679831321&set=pcb.679931293164593

Next Post

Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot morri pjesë në Forumin “100 ditë Qeveri”. Para të pranishmëve, Grubi tregoi të arriturat e përcaktuara në Programin e Qeverisë në 100 ditët e para në aspektin e prioriteteve të fokusuara […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: