Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

8 marsi/ Grubi: Zëri i ngritur i femrave, bëri revolucionin e duhur

1 min read

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar të gjithë gjinisë femërore festën e 8 Marsit, Ditën ndërkombëtare të gruas.

Ky është postimi i plotë i Grubit:

Këmbanë e ndërgjegjes mbarënjerëzore ishin kërkesat plotësisht legjitime të femrës për të drejtat e saj dhe për barazi në kohëra kur neglizhohej roli i saj i rëndësishëm në familje dhe shoqëri. Ai zë i ngritur bëri revolucionin e duhur dhe gjen sot botën me qasje më të drejtë, më të respektueshme ndaj guximit dhe kapacitetit të femrës që çdo ditë e më shumë po dëshmohet se është fuqi shtytëse e progresit të shoqërisë.Gjen sot edhe vendin tonë plotësisht të angazhuar në sfidën e përditshme për fuqizimin e pozitës së femrës dhe promovimin e barazisë gjinore si fundament i zhvillimit të qëndrueshëm të shtetit.