Afati i fundit për dorëzimin e marrëveshjes për bursa të studentëve është 12 shkurt

vull

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se të gjithë studentët që e fituan të drejtën e shfrytëzimit të bursës studentore në vitin shkollor 2020/2021 përmes konkursit të shpallur shtesë dhe të rregullt, është e nevojshme më së voni deri më 12.2.2021 të shtypin dhe të plotësojnë TRE ekzemplarë nga marrëveshja për bursën përkatëse dhe së bashku me kopje të llogarisë së transaksionit të fituesit të bursës t`i dorëzojnë deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (drejtpërdrejt në arkivin e MASH-it ose me postë – me dërgesë të rekomanduar me kthesë në adresën bul. “Shën Kirili dhe Metodi” Nr. 54, 1000 Shkup).

Marrëveshjet janë të publikuara së bashku me rezultatet nga konkurset për ndarjen e bursave studentore në:

https://mon.gov.mk/content/?id=3584

https://mon.gov.mk/content/?id=3624

https://mon.gov.mk/content/?id=3710

Sipas kushteve të konkurseve, të gjithë kandidatët që nuk do ta respektojnë këtë afat, do të konsiderohen se kanë heq dorë nga bursa.

 

Kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi për kundërshtim në afat të caktuar, pasi që në adresën të cilën e kanë të theksuar gjatë aplikimit do të marrin aktvendimin nga MASH-i ku do të gjendet arsyeja për shkak se aplikimi nuk është pranuar.

Next Post

Ndryshim të THIRRJES PUBLIKE drejtuar mësimdhënësve në shkollat fillore për dorëzimin e kërkesave për avancim në titullin mësimdhënës-mentor

Në bazë të nenit 33 paragrafi (2) të Ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë në shkollat ​​fillore dhe të mesme (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore” Nr. 161/19), Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon Ndryshim të THIRRJES PUBLIKE drejtuar mësimdhënësve në shkollat fillore për dorëzimin e kërkesave për avancim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: