Afrim Gashi merr pjesë në kuvendin e 140-të të Unionit Interparlamentar

vull

Këto ditë (6-10 prill) një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë po merr pjesë në Kuvendin e 140-të të Unionit Interparlamentar, që sivjet mbahet në Doha. Në kuadër të delegacionit është edhe kryetari i Alternativës, Agrim Gashi, i cili, në kuadër të Unionit, është pjesë e Komisionit për Paqe dhe Siguri Ndërkombëtare. Tema qendrore e këtij komisioni ka qenë “Ndalimi i mercenarëve që të bëhen mjet i korruptimit të paqes dhe shkeljes së të drejtave të njeriut”.Me këtë rast kryetari Gashi ka pasur edhe një paraqitje, duke iu drejtuar deputetëve të kuvendeve të ndryshme të botës, që janë pjesëmarrës në këtë union. Gjatë ekspozesë së tij ai ka theksuar se: “Në gjithë spektrin e sfidave bashkëkohore të sigurisë, terrorizimi si forma e luftës jokonvencionale paraqet një nga burimet kryesore të rrezikut të sigurisë për shtetet dhe popujt, por edhe për të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe vlerave të përgjithshme në shtetet demokratike”. Gashi më tej ka vazhduar se: “Ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi nuk duhet të trajtohen vetëm në fushën e sigurisë, por duhet të punohet edhe në shkaqet që e nxisin atë, përkatësisht në përmirësimin e sistemit të përgjithshëm arsimor, në përmirësimin e teksteve shkollore, por edhe në përmirësimin e kulturës së përgjithshme, si dhe temën e informimit dhe interpretimit të këtyre rasteve, ndërsa nuk duhet të anashkalohet edhe roli i klerit dhe grupeve religjioze për pengimin e këtyre dukurive”. “Më mirë të punohet në parandalimin e dukurive të tilla sesa të merremi me pasojat”, përfundoi ai.Unioni Interparlamentar është themeluar më 1889, duke qenë kështu organizata më e vjetër multilaterale politike dhe asociacioni më i madh ndërparlamentar në botë, në të cilin marrin pjesë 178 parlamente nacionale dhe 12 kuvende ndërkombëtare parlamentare. Organizata botërore e parlamenteve me seli në Gjenevë ka status të vëzhguesit të përhershëm të Organizatë së Kombeve të Bashkuara.

Next Post

Kandidati për President Blerim Reka takoi një delegacion të minoritetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kandidati për President Blerim Reka takoi një delegacion të minoritetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ata kishin dy kërkesa kryesore: 1. Përfaqësimi i tyre në organet shtetërore. 2. Gjuha boshnjake dhe shkollimi në këtë gjuhë. Prof. Reka theksoi se kjo nuk është fushatë parazgjedhore për kuvend, por premtoi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: