Agjenda e gjelbër edhe në autokampin Livadhishtë

Blerand Rexhepi

Strugë, 14 qershor – Në prag të hapjes zyrtare të sezonit veror veçmë po i finalizojmë punimet për riparimin e objekteve në kuadër të Autokampit Livadhishtë, kështu informon Adem Avziu, drejtori i Elem Turs.

Pjesë e agjendës dhe në listën e prioriteve për këto hapësira janë ndërhyrjet që po realizohen, si:

Riparim i tërësishëm i toaleteve publike
Zëvendësim i dritareve dhe dyerve
Riparim i ndriçimit publik
Lyerje dhe riparim të pjesës hyrëse të Autokampit
Dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim të plotë në hapësirat e hapura dhe të mbyllura të autokampit
Pastrim, mbjellje dhe mirëmbajtje ditore të hapësirave të gjelbërta
Me këto ndërhyrje mundësuam që këtij kampi t’i japim një shkëlqim të ri dhe të krijojmë kushte më të mira për të gjithë vizitorët.

https://www.facebook.com/photo?fbid=500022101418282&set=pcb.500022551418237

Next Post

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Bruksel, 14 qershor – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, së bashku me udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, morën pjesë në pjesën qendrore të punës të Samitit të Aleancës të këtij viti, pra në seancën plenare të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Krerët e Shteteve dhe Qeverive […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: