Ahmeti: 22 nëntori i Manastirit ka të njëjtën peshë me 10 qershorin e Prizrenit dhe 28 nëntorin e Vlorës

Blerand Rexhepi

“Përmbi zâ që lëshon bylbyli, gjuha shqipe m’shungullon; përmbi erë, qi nep zymbyli, pa ‘da zemrën ma ngushëllon. Gegë e toskë, malësi, jallia jan’ nj komb, m’u dam s’duron, fundë e majë nji âsht Shqipnia, e nji gjuhë t’gjith’na bashkon.”

Përmes disa vargjeve të poezisë “Gjuha Shqipe” e të madhit Ndre Mjeda, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar shqiptarët me rastin e shënimit të 22 nëntorit, ditës së alfabetit shqip.

Ahmeti në faqen e tij zyrtare në facebook gjithashtu ka shkruar se 22 nëntori i Manastirit, bashkë me 10 qershorin e Prizrenit dhe 28 nëntorin e Vlorës janë shtyllat e kodit bashkëkohor identitar të shqiptarëve.

Kreu i integristëve, po ashtu ka shkruar se u është mirënjohës rilindësve dhe atdhetarëve ndër dekada e shekuj.

https://www.facebook.com/watch/?v=294015135197166

Next Post

Grubi: Nuk jam ftuar nga Tribunali i Hagës si dëshmitar

Informacionet se zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi është ftuar si dëshmitar nga Tribunali i Hagës lidhur me proceset që po zhvillohen kundër krerëve të ish UÇK-së është lajm i pavërtetë. Këtë sot e ka konfirmuar vetë zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: