Ahmeti: Çështja e UÇK-së nuk është politikë ditore (Video)

Blerand Rexhepi

Ne jemi të interesuar që drejtësia të vendoset në vend, që të sundojë ligji por jo për ligje dhe drejtësi e cila bazohet mbi fushata politike apo mbi akuza për qëllime të politikës ditore. Kështu ka deklaruar kryetari i BDI Ali Ahmeti në Syri TV përballë gazetarit Çim Peka.

“Kjo punë nuk ka të bëjë me politikat ditore. Njerëzit të cilët janë para tribunalit të Hagës, tani duhet ndihmuar, nuk është çështja se ndihmohen këta njerëz, ndihmohet çështja shqiptare sepse 20 vite të tëra janë bërë fushata elektorale jo të mira në akuza reciproke dhe unë në vazhdimësi kam shprehur skepticizëm se do të ketë një epilog kjo gjykatë sepse kanë kaluar 21 vite dhe po të hapësh dosje, po të hapësh ekrane televizive dhe ti kthesh para 10-15 viteve e shef se çfarë akuzash janë bërë qoftë në parlamentin e Kosovës, qoftë nëpër mediat e Kosovës dhe me këtë rast vështirë është që këtu të ketë një epilog”, është shprehur Ahmeti.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=2800420140276784&ref=external

Next Post

Ahmeti: Në vëllavrasjet e pasluftës në Kosovë, gisht mund të ketë shërbimi sekret serb (Video)

Ka kaluar shumë kohë, këta njerëz meritojnë që së paku të dihet e vërteta, por përsëri po them se mos vallë përsëri po i ngjanë punës së Jusuf Gërvallës kur thotë: Mos më tregoni, nëse janë shqiptarë! Ka kaluar shumë kohë dhe unë jam shumë skeptik se a mund të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: