Ahmeti – Koja: BDI e pregaditur tërësisht për zgjedhjet presidenciale

vull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, është takuar me Ambasadorin Klemens Koja, shef i misionit të OSBE në Shkup.Lideri i BDIsë Ali Ahmeti elaboroi rreth situatës politike në vend dhe rajon, sundimin e ligjit, zgjedhjeve presidenciale, dhe tema të tjera të interesit të ndërsjellë.Kryetari Ahmeti përshëndeti avansimin e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në nivel shumë më të lartë të Ministrisë duke e cilësuar këtë arritje si fort të rëndësishme që fuqizon edhe më tepër frymën e Marrëveshjes së Ohrit.Zoti Ahmeti foli edhe për angazhimin e BDIsë në drejtim të sundimit të së drejtës dhe plotësimin e standardeve evropiane duke theksuar rolin konstruktiv dhe vendimtar që ka luajtur BDI në përpilimin dhe miratimin e paketave reformuese.BDI shpreson që këto përpjekje do të vlerësohen nga vendet anëtarë të Bashkimit Evropian.Nē lidhje me zgjedhjet presidenciale, z. Ahmeti njoftoi që të gjitha shtabet zgjedhore të BDIsë në çdo degë tashmë janë themeluar dhe jane funksional në shërbim të fitores së konceptit të kandidatit të përbashkët konsensual.Ahmeti dhe Koja biseduan edhe për zhvillimet në rajon si dhe për procesin e anëtarësimit në BDI si dhe Kongresit që do të duhet të mbahet pas kompletimit të procesit zgjedhor.

Next Post

Kryeministri Zaev në konferencën e 20 vjetorit të SHA “Bursa e Maqedonisë”: Ardhmëria stabile dhe proceset integruese janë motivacion për investitorët të investojnë në bursën dhe me këtë ti ndihmojnë shtetit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot kishte fjalim hyrës në 20 vjetorin jubilar të konferencës që u organizua nga SHA “Bursa e Maqedonisë” në të cilën fjalim patën edhe drejtori ekzekutiv i SHA “Bursa e Maqedonisë”, Ivan Shteriev dhe drejtoresha e Komisionit për letra […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: