Ahmeti: Ndodhitë e fundit me rastin “Reket” nuk janë skenar

vull

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti konsideron se ndodhitë e fundit me rastin “Reket” dhe paraburgosja e prokurores speciale nuk është skenar, por tërësi e rrethanave që duhet deri në fund të zbardhen.

 

“Para drejtësisë duhet të nxirret secili i cili ka shkelur ligjet. Nuk konsideroj se ky është skenar i disa qarqeve dhe e imponuar nga anësh. Ajo është krijuar nga rrethana që duhet të hetohen dhe zbardhen. Këtu bëhet fjalë për lakmi personale të individëve. ‘Lakmia e shkatërron njeriun’ është shprehje e popullit tonë që shpjegon gjithçka. Kuptohet që është skandal dhe kjo më dëshpëron”, ka thënë Ahmeti.

 

Ai në deklaratën për ndodhitë aktuale në vend pas vizitës në fshatrat Llakavicë dhe Sërbinovë të Gostivarit e ka potencuar rëndësinë e vetingut që partia e tij e fuqizon në opinion.

 

“Vetingun tentojmë ta instalojmë gjatë kohë dhe ai të mos jetë vetëm për prokurorët, gjykatësit por edhe për të gjithë politikanët të cilët do të udhëheqin me shtetin. Ai është një lloj skanimi që do të na tregojë se kush janë udhëheqësit e ardhshëm”, ka thënë Ahmeti.

 

Ai banorëve të dy fshatrave të Gostivarit u ka thënë se ka marrë premtim nga drejtori i “Rrugëve të Maqedonisë” se krahas asfaltimit të pesë kilometrave të rrugës lokale, së shpejti do të vazhdojë edhe me dy kilometra.

Next Post

Qazim Zekaj, biri i lavdishëm i Podgurit

Me udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti në ngushllime te familja Zekaj, për vdekjen e atdhetarit e patriotit, luftëtarit e veteranit invalid të UÇK-së, të pavdekshmit Qazim Zekaj QAZIM ZEKAJ BIRI I LAVDISHËM I PODGURIT Zemra e patriotit Qazim Zekaj, këtij burri të urtë, të madh e të lavdishëm të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: