Ahmeti në Dibër: Mbështetja për Hekuran Dukën realizon qëllimet fisnike të dibranëve

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ka mbajtur Konventën promovuese të kandidatit për kryetar të Komunës së Dibrës Hekuran Duka. Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti u shpreh para të pranishmëve se është shumë i sigurt se qytetarët e Dibrës por edhe ne në BDI nuk do të zhgënjehemi sepse Hekurani ka virtyt punën, përkushtimin dhe ka për virtyt mbajtën e fjalës së dhënë përpara gjithë juve.

“Kam ardhur sot këtu bashkë me ministri, deputet, zëvendëskryeministra, funksionar për të thënë se të gjithë qëndrojmë pas Hekuranit, pas Dibrës sepse ky do të jetë zoti i shtëpisë, ky do të jetë ai i cili do të na përfaqësoj por edhe i cili do të ndërtojë. Unë jam këtu që ti qëndrojë pranë me bashkëpunëtorët e mi Hekuran Dukës për të realizuar këtë program sepse realizohen qëllimet fisnike të Dibranëve, vëllezërve dhe motrave tona, të gjithëve na ke pas,” u shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti i ftoi të gjithë që ti bashkëngjiten këtij veprimi sa fisnik po ashtu

dobiprurës për të gjithë qytetarët e Dibrës pa dallim se cilët komunitetit ose besimi ata i takojnë.

“Ne në vazhdimësi i kemi thirrur të gjithë që të na bashkohen në misionin tonë historik. Tani në këto zgjedhje përveç nga fatkeqësia që na ndodhi ku humbëm kryetarin Ruzhdi Lata dhe është e patjetërsueshme që Dibra duhet të ketë një të parë një konak për të vazhduar punën dhe misionin e tij,” u shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Next Post

DUKA : Kemi vizion për ndërtimin e Dibrës që duam

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë në Dibër mbajti Konventën promovuese të kandidatit për kryetar të Komunës, Hekuran Duka. Duke i drejtuar dibranëve, kandidati Duka tha se janë bërë dy vite që kur në sheshin Skënderbeu u festua fitorja e tani më të ndjerit, ish-kryetarit të Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: