Ahmeti optimistë për censusin në rrethin e dytë

vull

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti beson se në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të arrihet censusi prej 40%. Ahmeti tha se fushata e partisë së tij për mbështetje të kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit nuk është e zbehtë dhe se partia e tij do të angazhohet që të mobilizojë gjithë anëtarët e saj për të një fushatë dhe rezultat të suksesshëm nga zgjedhjet.

Unë e kam bërë një vlerësim dhe mendoj që kjo është një e arritur për tani më shumë e afërt. Organizimi është në nivel, të gjitha shtabet janë në krye të detyrës dhe besoj shumë që suksesi do të jetë i plotë. Në 5 maj vendoset a do të jemi të suksesshëm dhe a do të japim porosi te komuniteti ndërkombëtarë që ne jemi një shtet serioz, mirë i organizuar sepse me 5 maj në rrethin e dytë nuk votohet thjeshtë kandidati por votohet filozofia e përshpejtimit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe në BE. Assesi nuk është zbehtë, organet e partisë, të gjitha kanë mbajtur takime dhe kanë dhënë direktivat për mobilizim për 5 maj – tha Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së.

Next Post

Partia Demokratike Shqiptare intensifikon fushatēn e saj për raundin e dytē të zgjedhjeve për president. Kryetari z.Menduh Thaçi u takua me shtabin e PDSH -së dega Strugë

Në këtë takim kryetari z.Thaçi pasi falenderoi për angazhimin e tyre në raundin e parë bëri thirrje për dalje masive në raundin e dytë , ku duke votuar për kandidatin e përbashkët qeveritar për president , ne parandalojmē që Maqedonia e Veriut, të jetē në zonën e influencës ruse .Do […]

Subscribe US Now