Ahmeti paraqitet më dy dhe tre shtator në Gjykatën Speciale të Kosovës

vull

Në një kohë që afati për propozimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut po afrohet, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk do të jetë në Kuvend më 2 shtator.

Prokurorët ndërkombëtarë nga Kosova kanë kërkuar që Ahmeti të jetë në dispozicion për dy ditë për të dëshmuar.

Zëdhënësi Prokurorisë Speciale për krime të luftës në Kosovë, Christopher Bennett është shprehur për mediat se ndërsa nuk është ngritur aktakuza, nuk mund të thuhet pse dhe në çfarë cilësie është thirrur kreu i BDI.

Sipas tij, Prokuroria Speciale e Kosovës dhe gjykata nuk kanë dhënë detaje në publik deri në një vendimin përfundimtar, as nuk dihet kush është akuzuar dhe kush është dëshmitar, ndërsa theksoi se “ky rregull vlen edhe për Ahmetin”.

“Ne nuk japim detaje në lidhje me asgjë që lidhet me hetimin tonë. Informacioni që po thoni (se ai u thirr për të dëshmuar) mendoj se vjen nga vetë Ahmeti”, tha Bennett.

Lideri i BDI-së konfirmoi se ai ishte thirrur të dëshmojë para prokurorëve të Prokurorisë Speciale në Kosovë më 2 dhe 3 shtator. /abcnews.al/

Next Post

Zaev: Qeveria pasi të zgjidhen deputetët e rinj

Përkundër asaj që u njoftua, një propozim për Qeverinë nuk do të paraqitet as në Parlament sot. Sipas kryeministrit  Zoran Zaev, propozimi për përbërjen e Qeverisë dhe programi i qeverisë do të paraqitet në Parlament, pasi legjislatura zgjedh nënkryetarët e saj dhe deputetët e rinj, pasi disa nga deputetët të largohen […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: