Ahmeti po merret në pyetje nga prokurorët e “Hagës” në Prishtinë

vull

Në Prishtinë filloi këtë mëngjes marrja në pyetje e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend mori një ftesë për të dëshmuar para Prokurorisë Speciale për Kosovën, e cila ndodhet në Hagë.

Zëvendëskryeministri i parë i ri Artan Grubi, i cili shoqëron Ahmetin në Prishtinë, konfirmoi për TV21 se dëshmia e udhëheqësit të BDI-së Ali Ahmeti filloi këtë mëngjes në orën 9:30 në selinë e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Alsat raportoi se seanca dëgjimore në objektin e EULEX-it në Prishtinë zgjati dy orë dhe do të vazhdonte nesër.

Gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur dilema në publik se në cfarë cilësie  Ahmeti është thirrur për të dëshmuar para Prokurorisë Speciale, ku Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është ndër ata të akuzuar së fundmi për krime lufte .

Next Post

Kryeministri Zaev në takim me përfaqësuesit e Unionit të Odave Ekonomike: Shteti është i qëndrueshëm dhe ekziston mundësia t’iu ndihmojë qytetarëve dhe ekonomisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, së bashku me ministrat e ngarkuar për çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomik, Fatmir Besimi – ministër i Financave, Arjanit Hoxha – ministri për Pylltari, Bujqësisë dhe Ekonomi të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: