Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ahmeti: Po të ishte Zaevi kryeministër, nuk do të ndodhte 2001-shi

1 min read

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti rikujtoi periudhën e konfliktit dhe rrugën deri tek Marrëveshja e Ohrit.

“Nuk ka qenë lehtë as për mua e as për bashkë drejtuesit sepse ky vend ishte shpallur oaza e paqes dhe për faj të përfaqësuesve shqiptar që nuk kishin arrit forcërisht të bindin komunitetin ndërkombëtar që çështjet të shkojnë më mirë dhe të avancohen”, deklaroi Ali Ahmeti.

Panel diskutimin e parë e udhëhoqi nikoqiri zv/kryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politikë Artan Grubi, i cili pas fjalimit të kryeministrit tregoi se çfarë i ka thënë kreu integrist Ahmeti pasi e ka pyetur Zaevin se a do ta nënshkruante marrëveshjen nëse do të ishte në atë kohë?

“Në komentin tim se sikur të ishit në vitin 2001, a do ta nënshkruanit Marrëveshjen? Zotëria Ali Ahmeti më tha: Sikur të ishte ai në vitin 2001, nuk do të vinte deri te 2001!”, tha Grubi.

Marrëveshja e Ohrit i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni. U nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.