Ahmeti rrëfehet për n’Demos dhe tregon kontaktet me Adem Jasharin dhe njohjen me Luan Haradinaj

Kohanews Admin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin n’Demos ka folur me refleksione që nga fillimi i veprimtarisë 40 vite më parë gjerë më sot.

Ahmeti është pyetur edhe për lidhjet e tij me Luan Haradinajn dhe Adem Jasharin për të cilët flet me superlative.

“Luan Haradinajn e kam njohur në 92/3 përmes Ramushit të cilin e kam njohur në Zvicër në lidhje organizative me dajën e tij. Me Adem Jasharin kam pasur biseda telefonike sepse fizikisht nuk kam mundur ta takoj sepse ai ka qenë në Tiranë unë në Zvicër. Nuk kam dashur që drejtpërdrejt të detektohet komunikimi im me Adem Jasharin por kam komunikuar edhe nëpërmjet Ilaz Kodrës por që ishim bashkë me Ademin dhe të tjerë që ishin të hatashëm për organizim dhe mobilizim”, thekson më tej në rrëfimin e tij Ahmeti.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=700415148054907

Next Post

Rritet çmimi i naftës

Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) në mbledhjen e sotme vendosi për rritjen e çmimit të naftës, ndërkohë që ai i benzinës shënon ulje. Sipas vendimit të KRRE-së, nga mesnata Dizeli do të shitet për 1 denarë më shtrenjtë, ndërsa benzina do të lirohet për gjysmë denari. Këto janë çmimet e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: