Ahmeti shënon 20 vjetorin e luftës në Sllupçan: Lapidari gati me 28 nëntor

Kohanews Admin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga funksionar të lartë të partisë së tij, ministra e deputet, sot në Sllupçan kanë shënuar 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë të Karadakuт.

Në këtë manifestim ku morën pjesë dhe familjarë të dëshmorëve, veteran, përfaqësues të ish-UÇK-së dhe personalitete të tjera, kryetari Ahmeti vendosi dhe gur themelin e Kullës përkujtimore e cila po ngritët në përkujtim të historisë më të ndritshme të këtij vendi e të kësaj zone, e në veçanti në përkujtimin e heroizmit të nënave shqiptare të cilat kanë qëndruar stoikisht në përkrahje të UÇK-së.

Ky është fjalimi i plotë i Ahmetit:

“Të nderuar vëllezër e motra, shumë të dashura familje të dëshmorëve, të dashur ushtarë e ushtare të ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Sot po rrumbullakohen 20 vite që ky vend ushtonte nga granatat, raketahedhësit, por kjo zonë dhe ky popull qëndroi heroikisht i rreshtuar si një karikator përballë të gjithë agresorëve.

Sot është një ditë e veçantë, duhet të përkujtojmë të gjithë të rënët, nga drejtuesit e ushtrisë e deri tek ushtarët më të ri.

Ky monument që sot po vëmë gur themel, po ngritët në përkujtim të historisë më të ndritshme të këtij vendi e të kësaj zone, po ngritët përjetësisht për t’i kujtuar ata sepse gjaku i tyre ishte dritë për ne e për popullin.

Next Post

Grubi përkujton 2 Majin me një thënie të hoxhë Jakup Asipit

Zëvendëskryeministri i parë ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka qëndruar në komunën e Likovës, ku bashkë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe me kolegë ministra dhe deputet kanë shënuar 2 Majin, shënimin e ditës së fillimit të luftës së UÇK-së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: