Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Ahmeti takoi Ambasadorin Britanike Gellovej

1 min read

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka realizuar takim pune me zonjën Rachel Galloway, Ambasadore e Britanisë së Madhe në Maqedoni.
Z. Ahmeti dhe Ambasadorja Galloway këmbyen mendime për situatën politike në Maqedoni, por edhe në rajon, ndërtimin e BDIsë për dy dekadat në vijim si dhe për zgjedhjet presidenciale.
Z. Ahmeti faleminderoi Britaninë e Madhe për mbështetjen në të gjitha proceset progresive në vend drejt mbylljes së kontesteve me fqinjtë, integrimit euroatlantik dhe reformave në vend.
Lideri Ahmeti ftoi edhe fondacionin britanik Westminster që të kyçet në ndërtimin e BDIsë për dy dekadat vijuese në aspekt strukturor dhe programor.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, z. Ahmeti ka folur rreth konceptit të një kandidati të pranueshëm për bartësit e legjitimitetit politik të deleguar nga qytetarët dhe në përputhje me pritshmëritë e tyre.

Në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, z. Ahmeti përsëriti nevojen e përmbylljes të demarkacionit dhe njohjes sē ndërsjellë midis dy vendeve nga e cila do të përfitonte tërë rajoni.