Ahmeti takoi ambasadorin italian, Andrea Silvestri

Blerand Rexhepi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ai Ahmeti u takua sot me Andrea Silvestrin, ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Shkup.

Në këtë takim u bisedua për përkrahjen e Italisë lidhur me integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ahmeti dhe Silvestri u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut, por edhe i gjithë Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe me këtë rast që të dy bashkë shprehën optimizëm që vendi të vazhdojë të shënoj përparim në rrugën drejt integrimit evropian.

Ambasadori Silvestri gjatë këtij takimi i ka thënë Ahmetit se Italia vlerëson që Republika e Maqedonisë së Veriut është në drejtim të duhur politik dhe që ata do të përpiqen që në bashkëpunim me aleatët tjerë evropian të ndihmojnë ecurinë tonë drejt Bashkimit Evropian.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti ambasadorit italian, z. Andrea Silvestri i ka uruar punë të mbarë dhe i ka thënë se bashkëpunimi i afërt mes dy vendeve tona do të vazhdojë.

Ahmeti gjithashti i ka thënë Silvestrit se Italia është një vend mik dhe partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit, Ahmeti dhe Silvestri gjithashtu biseduan edhe rreth vendimit të fundit të Qeverisë së RMV-së me qëllim modernizimin e Korridorit 8 dhe rikonstruktimin e tij. Të dy vlerësuan se ky hap është prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, përkatësisht lidhjes së brigjeve te Detit te Zi dhe Adriatikut, një arterie kjo tejet strategjike.

Ahmeti i ka thënë ambasadorit Silvestri se i është mirënjohës për kontributin e shtetit Italian në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe me këtë sjelljen e paqes në Maqedoni të Veriut.

Kryetari i BDI-së Ahmeti dhe ambasadori italian Silvestri bashkë kanë vlerësuar se Marrëveshja e Prespës ishte një hap i duhur për RMV-në drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO. Ahmeti me këtë rast ka theksuar se vendi ynë nuk e humbi asnjëherë besimin tek qëllimi dhe këtë e realizuam, u bëmë pjesë e NATO-së.

Ahmeti njoftoi ambasadorin italian se tashmë Maqedonia e Veriut është duke punuar me palën bullgare me qëllim tejkalimin e çështjeve të fundit të hapura dhe i ka thënë që vlerëson se duhet vullnet i mirë nga dy palët dhe që së shpejti i njëjti do të tejkalohet pasi që ky problem nuk është më i vështirë se sa çështja me Greqinë

Lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti i ka përsëritur qëndrimin e tij ambasadorit italian se Republika e Maqedonisë së Veriut ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për ndërtimin e fqinjësisë së mirë.

Ali Ahmeti gjatë bisedës me ambasadorin e Republikës së Italisë në Shkup, z. Andrea Silvestri është shprehur i kënaqur nga realizimet dhe arritjet e Qeverisë në këto muajt e parë dhe me këtë rast ka theksuar bindjen që do të vijon me realizimin e programit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti në fund të takimit me ambasadorin italian, z. Andrea Silvestri kanë diskutuar edhe për regjistrimin, proces ky i cili sipas kryetarit Ahmeti nuk duhet të politizohet e as etnizohet por thjesht të bëhet.

Next Post

Në rrjedhë e sipër aksioni për largimin e automjeteve nga Çarshia e Vjetër e Shkupit

Ekipet e komunikacionit të Sektorit për Punë të Brendshme – SPB Shkup po e realizojnë aksionin për largimin e automjeteve që lëvizin dhe janë parkuar në zonën e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe gjobitjen e atyre që cënojnë lëvizjen e lirë dhe sigurinë e qytetarëve. Komuna e Çairit përmes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: