Ahmeti – Timonie: Qytetarët të votojnë masovikisht për NATO dhe BE

vull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDIsë në Tetovë, Ambasadorin e Francës në Shkup, z. Kristian Timonie.Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zgjedhjeve presidenciale dhe raundit të dytë zgjedhor, integrimit euroatlantik, gjendjes në rajon si dhe samitit të Berlinit.Kryetari Ahmeti theksoi përpjekjet e Bashkimit Demokratik për Integrim për të arritur sukses më 5 maj sepse kështu fitues del vendi dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë.Ne po bëjmë punën tonë që të arrihet cenzusi i domosdoshëm dhe të fitojë kandidati i përbashkët konsensual.theksoi Ahmeti.Ahmeti dhe Timonie e vlerësuan procesin kryesisht të qetë dhe demokratik me shpresë që edhe rrethi i dytë të kalojë në frymën e njejtë.Ahmeti mohoi në tërësi spekulimet që z. Xhaferri mund të bëhet ushtrues detyre i përkohshëm i Presidentit duke theksuar që BDI e as shqiptarët nuk janë të interesuar që z. Xhaferri të bëhet një administrator i zgjedhjeve të ardhshme dhe të krijojmë krizë që do të rrezikojë NATO-në dhe BE-në, përkundrazi, ata që shpërndajnë spekulime të tilla nuk ia duan të mirën as BDIsë, as shqiptarëve, as të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe janë kundër NATO-së, BE-së dhe barazisë gjuhësore.Prandaj, z. Ahmeti dhe BDI kanë ftuar të gjithë qytetarët që masovikisht dhe familjarisht të votojnë më 5 maj në përkrahje të kandidatit të përbashkët konsensual Pendarovski.Z. Ahmeti vlerësoi samitin e Berlinit dhe theksoi pritshmëritë për mbështetje nga Parisi dhe Berlini për marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE brenda këtij viti.

Next Post

Talat Xhaferi mohoi zërat që bojkoti e bën atë kryetar shteti

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në tubimin përmbyllës për zgjedhjet presidenciale për vitin 2019  të Bashkimit Demokratik për Integrim para të pranishmëve i mohoi zërat se mos dalja në fushatën zgjedhore ka të bëjë me atë se ai do të jetë kryetar i shtetit.Talati me konsensus është zgjedhur kryetar Kuvendit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: