Ahmeti uron presidentin Joe Biden: Demokracia ngadhënjeu

Blerand Rexhepi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pas konfirmimit final të fitores së tij nga Kongresi amerikan.

“Të dy dhomat e Kongresit Amerikan në seancë të përbashkët konfirmuan fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vullneti i popullit nuk mund të mohohet dhe sundimi i ligjit megjithatë ngadhënjen pa marrë parasysh sfidën e çastit ndaj demokracisë”, shkruan Ahmeti.

Kryetari i BDI-së Ahmeti në uratën e vet ka theksuar se vendi ynë mbetet i përkushtuar me qëllim thellimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një Amerikë e fuqishme do të thotë garanci më e madhe për një botë më të drejtë dhe më të sigurt.

Besojë që presidenti i SHBA-ve, Joe Biden por dhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë të kontribuojnë në mbështetje të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të vazhdojnë të përkrahin integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu vlerësojë se administrata e re e Shtëpisë së Bardhë do të ndihmojë edhe procesin e dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dialog ky që do të mundësojë njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombëtare.”

“Presidentit Biden i uroj shëndet dhe i dëshirojë që me këmbë të mbarë të pres 20 janarin, ditën kur dhe bën betimin dhe merr detyrën”, përfundon Ahmeti.

Next Post

Grubi përshëndet inaugurimin e presidentit amerikan, Biden

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik, Artan Grubi, ka përshëndetur certifikimin e fitores së Joe Biden, si president i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Grubi gjithashtu ka thënë se ka mirëpritur faktin që Kongresi pavarësisht sfidës së çastit ndaj demokracisë, vijoi punën duke certifikuar presidencën e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: