Ahmeti: Vetoja bullgare për RMV e inkurajuar nga Marrëveshja e Prespës, kërkon marrëveshje më të detajuar (Video)

Blerand Rexhepi

Republikës së Maqedonisë së Veriut tani i është vështirësuar pak çështja me palën bullgare gjatë këtyre negociatave, janë hapur çështje të cilat më parë nuk kanë qenë në tavolinë. Ne kemi nënshkruar marrëveshjen për fqinjësi të mirë, por si duket pala bullgare është inkurajuar nga Marrëveshja e Prespës me palën Greke e cila ishte më e detajuar, më e përshkruar. Kështu është shprehur kryetari i BDI Ali Ahmeti në Syri TV përballë gazetarit Çim Peka.

“Tani pala bullgare paraqet kërkesa të reja që këtu autoritetet i ka vendosur në situatë të pa lakmueshme edhe pse përpjekje po bëhen, këtyre ditëve do të ketë vizita edhe në Sofje nga krerë të lartë të Maqedonisë së Veriut, ka një aktivitet mjaft të dendura nga ministri i jashtëm z. Osmani i cili ka biseda gati të përditshme me homologun e tij në Sofje me qëllimin më të mirë që të kalohen dallimet sepse alternativë e vetme e jona është anëtarësimi në BE, pasi po tu kthehemi çështjeve të historisë, vështirë është që mund të arrijmë dakordësi” deklaroi Ahmeti.

Next Post

Ahmeti: Çështja e UÇK-së nuk është politikë ditore (Video)

Ne jemi të interesuar që drejtësia të vendoset në vend, që të sundojë ligji por jo për ligje dhe drejtësi e cila bazohet mbi fushata politike apo mbi akuza për qëllime të politikës ditore. Kështu ka deklaruar kryetari i BDI Ali Ahmeti në Syri TV përballë gazetarit Çim Peka. “Kjo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: