Akademik Kambovski: Deri më tani nuk kemi pasur diskutime të tilla, është e rëndësishme përfshirja e ASHAM-it në debatin për reformën e arsimit fillor

vull

Pjesa më e madhe e anëtarëve të Departamentit të Shkencave Sociale të ASHAM-it dhe Qendrës për  Kërkime Strategjike të ASHAM-it morën pjesë në debatin e sotëm për reformën e arsimit fillor me përfaqësues të MASH-it, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe grupit punues që e përgatiti konceptin për arsimin fillor. Akademiku Vlado Kambovski përshëndeti idenë e përfshirjes së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në debatin mbi reformën e arsimit fillor, si institucioni më i lartë shkencor dhe artistik, detyra e të cilit është pikërisht të zhvillojë arsimin dhe shkencën.

 

“Deri më tani nuk kemi pasur diskutime të atilla, ndërsa kanë ndodhur ndryshime  të rëndësishme. Është normal të paraqiten pikëpamje të ndryshme rreth materialit të përgatitur , por filloi debati për këtë element më të rëndësishëm të reformave shoqërore, ndërsa ajo është sistemi i arsimit, kësaj here arsimi fillor, por presim që ato debate do të vazhdojnë edhe në lidhje me shkallët tjera, parashkollorja, e mesmja dhe së fundmi realizimi i reformës së arsimit të lartë. Përmes këtyre diskutimeve duhet të ndryshojmë qëndrimin ndaj bartësve kryesorë të kësaj veprimtarie të rëndësishme shoqërore, ndërsa ato janë mësimdhënësit.

 

“Mësimdhënësi duhet të bëhet figurë qendrore e interesit shoqëror në periudhën e ardhshme nëse dëshirojmë të formojmë shoqëri të bazuar ndaj njohurive, në mënyrë progresive, njohuri me të cilat nesër do t’i hapin kufijtë e vendit tonë për proceset botërore të integrimit dhe globalizimit”, deklaroi Akademiku Kambovski.

 

Ai theksoi se qendra e koncepti të është reforma kurrikulare, gjegjësisht reforma e planit mësimor ,  pastaj e cila duhet të vijojnë edhe programet mësimore.

 

“Në kuadër të këtyre tetë fushave që i përcakton ky material si vlera themelore ose qëllime të sistemit arsimor,  duhet të përfshihet një listë e lëndëve të detyrueshme, ndër të cilat duhet të përfshihen edhe historia edhe fizika dhe kimia, ato që tani janë në atë material të grupuara si module të ndonjë lënde të përbashkët, shoqërore ose shkenca natyrore”,  tha Akademiku Kambovski.

 

Ai tregoi se akademikët kanë sugjerime konkrete për përmirësimin e konceptit.

 

“Presim që pas miratimit të këtij koncepti,  të ndërmerren edhe hapat në vijim: të përgatitet plani mësimor për arsimin fillor, hapi tjetër është përgatitja e programeve mësimore për çdo vit të klasës së nëntë dhe standardeve kombëtare të arsimit përmes të cilës do të maten rezultatet arsimore, kompetencat e fituara dhe vlerësimi i nxënësve, në mënyrë që të rritet cilësia e arsimit fillor,  i cili tani edhe nëpërmjet matjeve ndërkombëtare vlerësohet si jashtëzakonisht i ulët”, tha Akademiku Kambovski.

 

I Tërë kompleksi i reformës së arsimi duhet të përfshijë komponente shtesë, siç janë investimet e nevojshme buxhetore, veçanërisht përmirësimi i statusit të mësimdhënësve dhe përmirësimi i strukturës së mësimdhënëses në arsimin fillor, përmes intervenimit në  sistemin e edukimit të mësimdhënësve të mësimdhënësve të ardhshëm dhe edukim të vazhdueshëm dhe përgatitje për hyrje në një koncept të ri të arsimit fillor, të filozofisë së re të mësuarit, në të cilën fitohen njohuritë për të mësuarit, fitohen  kapacitetet dhe aftësitë për tejkalimin e problemeve.

 

Next Post

Koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) e vizitoi Universitetin e Tetovës

Një delegacion i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Maqedoninë, i kryesuar nga z. Halim Ömer Söğüt (21 janar 2021), e vizitoi Universitetin e Tetovës. Delegacioni, në UT, u prit nga Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti me ç’rast u diskutuan bashkëpunimet e deritashme si dhe mundësitë për  intensifikim të këtij […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: