Aktori Bajrush Mjaku vizitoi UEJL-në dhe dhuroi librin “Urtësi dhe Marrëzi”

vull

Aktori dhe krijuesi i mirënjohur shqiptar, Barjush Mjaku, sot (3 shkurt 2021), vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe me këtë rast për Bibliotekën universitare “Maks van der Shtul” dhuroi disa kopje të librit të tij të fundit “Urtësi e Marrëzi”. Aktorin me renome ndërkombëtare, Bajrush Mjaku e priti Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me të cilin, në një atmosferë miqësore shkëmbyen mendime për aktualitet arsimore, por edhe të kulturës teatrore.

Rektori Bexheti në shenjë respekti aktorit Bajrush Mjakut i ndau Mirënjohje në emër të Universitetit të Evropës Juglindore në shenjë respekti për gjestin, por edhe për kontributin e tij si aktor i spikatur i teatrit shqiptar në përgjithësi.

“Urtësi dhe Marrësi”, është libri i fundit i Bajrush Mjakut, i cili është cilësuar si një monografi e vërtet e Teatrit Shqiptar në Shkup, por edhe si një autobiografi e autorit, i cili me fanatizëm i ka ruajtur të gjitha dokumentet dhe shënuar të gjitha ngjarjet për punën e tij në këtë teatër dhe më gjerë.

Next Post

Rezistenca ndaj grushtit të shtetit ushtarak të Mianmarit : Spitalet në më shumë se 30 qytete mbyllen, studentët aktivizohen

Spitalet në më shumë se 30 qytete në të gjithë vendin aziatik kanë ndaluar punën në protestë dhe studentët po bashkohen me lëvizjen e mosbindjes civile pas grushtit të shtetit ushtarak. Personeli mjekësor në më shumë se 70 spitale në më shumë se 30 qytete anembanë Mianmarit hyri në grevë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: