Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Aleanca e Taravarit: Me Apasievin dhe Levicën më pranë SHBA – ve

1 min read

Aleanca për Shqiptarët në komunikatën e lëshuar sot për mediat ka shprehur qëndrimin dhe pretendimin e saj se “shumica e re është përgjigja më e mirë ndaj thirrjeve të Presidentit Biden, BE-së dhe miqve tjerë ndërkombëtare.”

Kjo deklaratë është dukshëm kontradiktore me realitetin, pasi njihet mjaft mirë qëndrimi antishqiptar dhe antieuropian i VMRO-së së Mickovskit dhe Levicës së Apasievit që nuk pranojnë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, dygjuhësinë, barazinë, marrëveshjen e fqinjësisë së mirë që mbi të gjitha janë kriteret bazë të rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Europian.

Mesa duket udhëheqësia e Aleancës për Shqiptarët kanë harruar qëndrimin e Departmentit Amerikan të Shtetit pro rrugës së zhvillimit dhe integrimit të vendit në Bashkimit Europian në përputhje me të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshjes së Prespës.